Lajme, #edicioniinformativ ora 23:00, 20 Mars 2025 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 20 Mars 2025

Tërhiqet Veliaj, rikthen Anuela Ristanin në krye të bashkisë pas kundërshtimit të Ramës: Ide e gabuar

Erion Veliaj tërheq vendimin për të zëvendësuar Anuela Ristanin ne krye të bashkisë e Tiranës. Pas mospëlqimit te kryeministrit Rama, ai Veliaj pranoi se kjo kishte qene nje ide e gabuar dhe u justifikua duke thene se kishte menduar qe pati dakordesi.

Berisha: Përleshje mafioze në Bashkinë e Tiranës. Kjo është pjesa e parë e “Narkos”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se ajo që po ndodh në bashkinë e Tiranës është një situatë mafioze dhe se përplasja mes Ramës e Veliajt është vetëm pjesa e parë e filmit “Narkos”, duke parashikuar një thellim te konfliktit.

SPAK nis hetimet për një akuzë të re ndaj Veliajt. Merret në pyetje për 1 orë e 30 minuta

SPAK nis hetimet per nje akuze te re ndaj kryetarit te bashkise se Tiranës, Erion Veliaj, atë futjes se sendeve te paligjshme ne qeli. Ai u mor ne pyetje sot nga prokuroret e posaçëm për 1 ore e 30 minuta për këtë çështje.

Rama: Na duhet një mandat i fortë me 11 maj për ta çuar Shqipërinë në BE

Kryeministri Edi Rama thotë se Partisë Socialiste i duhet një mandat i forte ne zgjedhjet e 11 majit, për te mos pasur asnjë luhatje ne procesin e anëtarësimit te Shqipërisë ne BE. Sipas tij, fitorja me 71 mandate as që vihet në diskutim.

4 të rinj humbin jetën në një aksident tragjik. Makina e tyre mori flakë pas përplasjes me një betoniere

Katër te rinj humben jetën ne një aksident tragjik te ndodhur ne orët e vona te mbrëmjes se shkuar ne Fushe -Preze, ne aksin Fushe Kruje – Vore. Makina me te cilën ata udhëtonin u përfshi tërësisht nga flaket pas përplasjes me nje betoniere.

Marrëveshja e mbrojtjes Tiranë – Prishtinë – Zagreb shqetëson Vuçiç: Do të mbrohemi nga agresorët

Katër te rinj humben jetën ne një aksident tragjik te ndodhur ne orët e vona te mbrëmjes se shkuar ne Fushe -Preze, ne aksin Fushe Kruje – Vore. Makina me te cilën ata udhëtonin u përfshi tërësisht nga flaket pas përplasjes me nje betoniere.

Ndeshja me Anglinë për Botërorin 2026. Sylvinho: Ndeshje e vështirë, por në futboll ka të papritura

Një ditë para ndeshjes me Anglinë kombëtarja kuqezi zhvilloi sot stërvitjen zyrtare në stadiumin Uembli të Londrës. Trajneri Silvinjo u shpreh se i pret një ndeshje e vështirë, por futbolli ka të papritura dhe në 90 minuta mund të ndodhë gjithçka.

/tvklan.al