Lajme, #edicioniinformativ ora 23:00, 20 Nëntor 2026 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Redi Prifti
Rama mbledh drejtuesit politikë dhe ministrat. 90 minuta për 9 majin dhe garën për Tiranën
Zgjedhjet e 9 majit dhe gara për Tiranën ishin në fokus të një takimi që Kryeministri Rama pati sot për 90 minuta me drejtuesit politikë të PS-së dhe ministrat. Ai kërkoi angazhim maksimal për të marrë një fitore bindëse në kryeqytet.
Berisha, thirrje për bashkimin e spektrit opozitar: Të nisim negociatat menjëherë
Kreu i PD-së, Sali Berisha, bëri sërish thirrje për bashkimin e të gjithë spektrit opozitar, pavarësisht dallimeve ideologjike. Nga foltorja e Ripërtëritjes me demokratët e Tiranës, ai tha se duhet një front i gjerë me një objektiv të vetëm: rrëzimin e qeverisë.
Veliaj, letër Ballukut: Të lejohem të kryej operacionin. Burgjet: Do të realizohet më 23 nëntor
Kryebashkiaku Erion Veliaj i ka drejtuar një letër publike Belinda Ballukut, duke i kërkuar të ndërhyjë për kryerjen e operacionit të tij në këmbë. Reagojnë burgjet, të cilat thonë se ndërhyrja do të bëhet më 23 nëntor. Berisha e quan trajtimin e tij çnjerëzor.
Paketa fiskale 2027, ulet në 6% edhe TVSH-ja për ujin dhe produktet e higjienës
Paketa fiskale e vitit 2027 ka pësuar ndryshime të rëndësishme në Komisionin e Ekonomisë. Debatet mes deputetëve dhe qeverisë sollën uljen e TVSH-së për ujin dhe produktet e higjienës në 6%, por edhe rishikimin e taksave për automjetet.
Arrihet marrëveshja BE–Britani e Madhe. Në fokus: tregtia, lëvizja e lirë dhe energjia
Liderët e BE-së dhe Britanisë së Madhe arritën marrëveshjen për rivendosjen dhe forcimin e marrëdhënieve. Dokumenti parashikon heqjen e kontrolleve për tregtinë ushqimore, lëvizjen e lirë të të rinjve dhe lidhjen e sistemeve për energjinë.
Firence nderon kardinalin shqiptar Ernest Simoni. “Fiorino d’Oro”, vlerësimi më i lartë i qytetit italian
Kardinali shqiptar Ernest Simoni është nderuar në Firence me çmimin më të lartë të qytetit, “Fiorino d’Oro”. Ky është një vlerësim për jetën e tij të qëndresës ndaj persekutimit komunist, duke përçuar mesazhin e besimit dhe faljes.
/tvklan.al












Botërori 2026 