Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 20 Tetor 2026 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines

Protestës i bashkohen edhe pedagogët. Pas qetësisë, në mbrëmje nisin përplasjet mes palëve

Protestës së të rinjve këtë të martë iu bashkuan edhe pedagogët, të cilët kërkuan dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit. Tubimi nisi paqësisht paradite, por në mbrëmje u rikthyen tensionet para Kryeministrisë, teksa policia i shpërndau protestuesit me gaz lotsjellës.

Rama nxjerr në bulevard karriget: Dialog pa kushte. Protestuesit refuzojnë

Kryeministri Rama nxori sot disa karrige në bulevard si dëshmi e vullnetit të tij për të dialoguar pa kushte me protestuesit. Pasi ata e refuzuan thirrjen e tij për bisedime, duke i përmbysur ulëset në rrugë, Rama tha se nuk ka më kë të bisedojë.

Berisha: Paketa e masave, përpjekje e Ramës për të shpëtuar lëkurën. Qytetarë, nesër në protestë

Lideri i opozitës, Sali Berisha, e cilësoi paketën e masave të qeverisë si ndëshkim për protestuesit dhe përpjekje të Ramës për të shpëtuar pushtetin. Ai iu bën thirrje qytetarëve t’i bashkohen nesër, në orën 10:00, protestës së studentëve.

80 biznese të vogla vetëdeklarojnë dëmtimet nga protesta në Tiranë

Mbi 80 biznese të vogla kanë raportuar deri më tani në portalin e-Albania se kanë pësuar dëmtime ose vjedhje gjatë protestave në Tiranë. Sipas organeve tatimore, dëmi për subjekte të veçanta arrin deri në 12 milionë lekë.

Shtetrrethimi kthen qetësinë në Francë. Roma dërgon 500 ushtarë në Milano

Ora policore ka rikthyer qetësinë në Francë pas protestave të dhunshme dhe plaçkitjeve në fundjavë. Ndërsa Italia pritet të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në Milano dhe të angazhojë 500 ushtarë për garantimin e rendit publik.

SPAK i komunikon Belinda Ballukut akuzat përfundimtare për 5 vepra penale

SPAK i ka komunikuar zyrtarisht Belinda Ballukut akuzat për 5 vepra të ndryshme penale. Ish-zëvendëskryeministrja akuzohet, ndër të tjera, për “korrupsion pasiv”, “fshehje të pasurisë”, si dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”.

/tvklan.al