Lajme, #edicioniinformativ ora 23:45, 21 Mars 2025 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 21 Mars 2025

Shqipëria i nis me humbje eliminatoret e Botërorit. Mposhtet 2-0 ndaj Anglisë në Wembly

Kombetarja shqiptare e futbollit e nisi me humbje ndeshjen e parë të eliminatoreve për Kupen e Botës. Kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin 2 me 0 ndaj Anglisë e zhvilluar në Wembly. Ndeshja u transmentua pa pagesë në TV KLAN.

Përplasjet në Bashkinë e Tiranës: Anuela Ristani shkarkon Sara Goxhajn nga posti i nënkryetares.

Vijojnë përplasjet në Bashkinë e Tiranës. Kryetarja e Komanduar, Anuela Ristani shkarkon nënkryetaren Sara Goxhajn, e cila u komandua në krye të bashkisë nga Erion Veliaj. Kryebashkiaku u tërhoq nga vendimi brenda 24 orësh.

“Veliaj”, Rama: Dhimbje, por drejtësia duhet të veprojë. Berisha: Vendime e Anuela Ristanit, antikushtetuese.

Kryeministri Rama shpreh keqardhje të shohë në duart e drejtësisë ata që kanë qenë deri dje pjesë e mazhorancës, por thotë se drejtësia duhet të veprojë. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i duken antikushtetuese vendimet e Anuela Ristanit.

Policia arreston 44 vajza të huaja. Magjistratura dhe shoqatat: Prostitucioni duhet dekriminalizuar.

Policia procedon 44 shtetase të huaja që kishin ardhur në vendin tonë për të ushtruar prostitucion. Por kreu i magjistraturës dhe përfaqësues të shoqatave thonë se ka ardhur koha që ky fenomen të dekriminalizohet.

Protestat të dhunshme në Turqi kundër arrestimit të Imamoglu. Erdogan: Manifestuesit janë mashtruar.

Mbështetësit e kryebashkiakut të arrestuar të Stambollit, Ekrem Imamollu u përleshën ashpër gjatë natës me policinë në disa qytete të Turqisë. Ata e konsiderojnë arrestimin e tij politik, ndërsa Erdogan tha se nuk dorëzohet para vandalizmave e terrorit te rruges.

/tvklan.al