Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 21 Nëntor 2026 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Redi Prifti
Headlines
Rama: Tiranën do ta fitojmë sërish. Erion Veliaj është në gabim me mua dhe me PS
Kryeministri Edi Rama është i bindur se Partia Socialiste do ta fitojë sërish Bashkinë e Tiranës edhe në zgjedhjet e 9 majit. Nga Asambleja socialiste e kryeqytetit, ai uroi që Erion Veliaj ta kuptojë se është në gabim me të dhe Partinë Socialiste.
Berisha: Përpjekje për bashkimin opozitar. Veliaj dhe Spiropali të denoncojnë Ramën
Sali Berisha thotë se javën e ardhshme do të bëhen përpjekje serioze për krijimin e një fronti opozitar. Kreu i demokratëve ftoi edhe Erion Veliajn dhe Elisa Spiropalin të denoncojnë krimet e qeverisjes së Edi Ramës.
Euro thellon gropën rënëse, këmbehet me 89.2 lekë. Zhvlerësimi shënon rekord historik
Monedha europiane vijon të humbasë terren ndaj lekut, duke zbritur në 89.2 lekë, vlera më e ulët e regjistruar ndonjëherë në vendin tonë. Ndërkohë, rënia vjetore e euros ka arritur në 7.1 për qind, niveli më i lartë i tre viteve të fundit.
Shqipëria, drejt kufizimit të përdorimit të rrjeteve nga fëmijët. Ekspertët: Zbatimi përballet me sfida
Shqipëria po përgatitet të ndjekë shembullin e shumë shteteve të tjera për të kufizuar përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët. Por ekspertët thonë se nisma përballet me sfida sa i përket identifikimit të përdoruesve.
Hakerat sulmojnë FBI-në. Goditet baza e të dhënave për krimet, nuk dihen autorët
FBI-ja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka rënë pre e një sulmi hakerësh, që dyshohet se ka prekur të dhëna të rëndësishme hetimore për akte të ndryshme kriminale. Është ende e paqartë nëse janë shkaktuar dëme dhe, po ashtu, nuk dihen as autorët.
Historike për Shqipërinë, Lara Colturi e para në botë. Skiatorja e mbyll në krye slalomin e Austrisë
Lara Colturi bën histori, duke i dhënë Shqipërisë vendin e parë në botërorin e skive alpine. Skiatorja 20-vjeçare zuri vendin e parë në slalomin e Austrisë, duke kryesuar renditjen e përgjithshme. Një sukses i parë personal edhe për karrierën e saj.
/tvklan.al












Botërori 2026 