#lajme, #edicioniinformativ ora 15:30 data 21 Prill 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spikere: Oljana Maloku


Serbët bojkotojnë referendumet në veri, në Zveçan nuk ka votuar asnjë
Serbët iu bindën thirrjes së Listës dhe bojkotuan në masë referendumet për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë të komunave të veriut. Në qendrat e votimit ne Komunën e Zveçanit deri në mesditë nuk u paraqit asnjë votues.

Reforma zgjedhore/Aleatët e PD, të ndarë për sistemin, listat dhe koalicionet
Aleatët e PD-së mbajnë qendrime të ndryshme sa i përket reformës zgjedhore. Agron Duka thotë se listat e hapura dhe krijimi 3 deri në 4 zonave zgjedhore janë të panegociueshme, ndërsa Nard Ndoka kërkon kthimin e koalicioneve klasike.

ILD përfundon kontrollin e lirimeve me kusht. Metani: Gjetëm shkelje të rënda
Inspektorati i Lartë i Drejtësisë përfundon procesin e kontrollit të procedurave të lirimeve të të burgosurve me kusht. Kreu i këtij institucioni, Artur Metani thotë për TV Klan se gjatë inspektiveve u konstatuan raste të shkeljeve te rënda.

Euro2024/ Deschamps, për të bërë histori. Kërkon trofeun e vetëm që i mungon
Franca është një prej pretendenteve kryesore për fitimin e kampionatit europian të futbollit qe mbahet ne Gjermani. Për trajnerin Deshamp ky konsiderohet shansi i fundit për të fituar trofeun e vetëm që i mungon si trajner i gjelave.

Gjetja e të zhdukurve të komunizmit, në vendnumero. Kërkimet, peng e një VKM-je
Kur kanë kaluar më shumë se 33 vite nga rënia e komunizmit, 6 mijë persona të zhdukur nga regjimi nuk kanë ende një varr. Pavarësisht premtimeve, kërkimet për gjetjen e tyre vijojnë të mbeten në vend-numëro.