Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 21 Prill 2025 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Drini Zeqo

Headlines 21 Prill 2025

Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare Papa Francesku. Ati i shenjë dyshohet se pësoi hemorragji celebrale

Papa Francesku nderroi sot jete ne moshen 88-vjeçare, duke zhytur ne pikellim besimtaret katolike dhe miliona njerez ne mbare boten, qe e pane ate si simbol te perulesise e paqes. Ati i Shenjte sipas mediave italiane dyshohet se pesoi hemorragji celebrale.

‘’Papa i Paqes’’, amanet për varrimin. Do të prehet në bazilikën e Santa Maria Maggiores

“Papa i Paqes”, siç do te mbahet mend papa argjentinas, Horge Bergolio, do te prehet sipas amanetit te lene prej tij, ne Baziliken e Santa Maria Maggiore ne Rome, vendi ku ai lutej gjthmone para dhe pas çdo udhetimi apostolik.

Rama: Berisha ka hallin e vet. Sikur bota të përmbyset, s’marrim më pak se 71 mandate

Kryeministri Rama deklaron se socialistet nuk do te marrin me pak se 71 mandate edhe sikur bota te permbyset, pasi perballe ka nje opozite pa oferte dhe se kreu i saj, Sali Berisha, ka vetem hallin e tij personal.

Berisha: Partitë e vogla, paterica të Edi Ramës. Fushata e kryeministrit, parodi dhe mashtrime

Por kryetari i Partise Demokratike thote se fushata e kryeministrit Rama eshte e bazuar vetem ne parodi e mashtrime. Berisha akuzoi partite e vogla se jane paterica te kreut te qeverise dhe ftoi qytetaret te mos i votojne ato.

Spak zbardh akuzat ndaj kreu të rrugores së Tiranës dhe dy vartësve: 2 mijë euro për 1 aksident

SPAK zbardh akuzat per kreun e policise rrugore te Tiranes Roven Zeka dhe dy vartesit e tij. Prokuroria thote se ata u arrestuan pasi i moren 2 mije euro nje gruaje, me premtimin per te mos e arrestuar, edhe pse kishte shkaktuar aksident me 5 te plagosur.

Dalin fotot e makinës së përdorur në vrasjen e Gjovalin Prendit. Por, ende s’ka asnjë të ndaluar

Dalin pamjet e makinës që përdorën autorët në vrasjen e Gjovalin Prendit, te enjten e kaluar, në Pllanë të Lezhës. Makina erdhi nga Ura e Milotit dhe me të dyshohet se lëviznin 3 persona, dy prej të cilëve qëlluan ndaj 64-vjeçarit.

Kurti dështon për të tretën herë të zgjedhë kryetarin e Kuvendit në Kosovë

Per te treten here ka deshtuar seanca per zgjedhjen e kryetarit te Kuvendit te Kosoves. Vetevendosja kerkon kompromis politike, por opozita shprehet se do nje emer tjeter ne kete post. Seanca e radhes te merkuren.

/tvklan.al