lajme, #edicioniinformativ ora 23:50 data 22 Maj 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Cameron viziton Tiranën: Shqipëria, histori suksesi. Rama: Britania, interes për portin dhe hekurudhën e re

Sekretari i Jashtem Britanik, Dejvid Kameron, vizitoi sot Tiranen. Ne krah te kryeministrit  Rama ai e vleresoi Shqiperine si histori suksesi. Kreu i qeverise tha se Aglia po shfaq interes per portin e ri te Durresit dhe hekurudhen me Prishtinen.

Cameron ndërpret vizitën në Tiranë. Sunak çon Britaninë në zgjedhje të parakohëshme

Cameron anuloi takimet e tjera në Tiranë pasi kryeministri Sunak vendosi të çojë Britaninë e Madhe në zgjedhje të parakohshme parlamentare më 4 korrik. Mbreti ka pranuar kërkesën e tij për shpërndarjen e parlamentit.

Kreu i SPAK: Bashkëpunimi i policisë me krimin është ulëritës. Zbuluam 70 efektive të inkriminuar në 3 vjet

Kreu i SPAK, Altin Dumani deklaroi ne Komisionin e Ligjeve se se bashkëpunimi i elementëve të veçantë të policisë me krimin është ulëritës. Ai tha se vetëm ne 3 viteve të fundit janë zbuluar mbi 70 polici të përfshirë në aktivitet kriminal.

Dalin pamjet e plagosjes së 24-vjeçarit në Durrës autor, djali i xhaxhit të tij. Shkak një konflikt çasti

Televizioni Klan siguron pamjet filmike te momentit te plagosjes me armë zjarri të 24-vjeçarit Eduart Buçeza, në Durrës. Në videon shihet djali i xhaxhait të tij, i cili e qëllon gjakftohte dy herë me pistoletë.

Nisin diskutimet për autostradën Muriqan-Lezhë 40 km e gjatë, makinat do të lëvizin  me 120 km në ore

Qeveria nis diskutimet për ndërtimin e austradës Muriqan- Lezhë, pjesë e korridorit Adriatiko-Jonian që do të financohet nga BERZH. Rruga e re do jetë 40 kilometra e gjatë dhe do te kete nje shpejtësi levizese prej 120 kilometrash në orë.

Spanja, Norvegjia dhe Irlanda njohin Palestinën. Izraeli i paralajmeron se do të kenë pasoja

Spanja, Norvegjia dhe Irlanda vendosën të njohin shtetin e Palestinës. Vendimi shkakton reagime te forta te Izraelit, i cili paralajmëroi pasoja të rënda ne marredheniet me keto vende, ndërsa Hamasi e përshëndeti.

Gjermania, shpenzime marramendëse në Euro 2024. 3,8 mld euro vetëm nga  konsumi prej rezidentëve

Gjermanët pritet të bëjnë shpenzime marramendëse gjate Kampionatit Europian te Futbollit. Perllogaritjet flasin per 3.8 miliarde vetem nga rezidentet. Përvec ushqimit dhe birrës, interes në rritje ka për artikujt sportive.

/tvklan.al