Lajme, #edicioniinformativ ora 23:15, 22 Maj 2025 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Reis Çiço
Headline – 22 maj 2025
Hapet Grup-Kapitulli 3 i Negociatave Rama: Rruga e Shqipërisë drejt BE vazhdon pa ndalim
Në Bruksel u zhvillua konferenca e pestë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, ku u hap zyrtarisht Grup-Kapitulli 3 i negociatave. Kryeministri Edi Rama deklaroi se rruga e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE është e pandalshme. Reagoi gjithashtu edhe komisionerja për zgjerimin, Marta Kos.
Berisha në “Opinion”: Zgjedhjet e 11 Majit ishin farsë “Votat e diasporës u mbushën nga Posta Shqiptare”
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në emisionin “Opinion” se zgjedhjet e 11 majit ishin një farsë dhe nuk do të njihen nga opozita. Ai akuzoi Postën Shqiptare për manipulim të votave të diasporës dhe tha se kryekomisioneri Ilirian Celibashi ishte në dijeni të situatës.
195 milionë sulme kibernetike ndaj KQZ gjatë zgjedhjeve Celibashi: Nuk pati pasoja, do të merren masa ndaj DHL
Kryekomisioneri Ilirian Celibashi deklaroi se gjatë zgjedhjeve të 11 majit, sistemet e KQZ-së u përballën me mbi 195 milionë sulme kibernetike nga jashtë vendit. Ai theksoi se nuk pati pasoja në procesin zgjedhor dhe paralajmëroi masa ndaj kompanisë postare DHL.
Eurojust: 1800 kg drogë trafikuar nga grupi i goditur nga SPAK dhe antimafia
Agjencia Europiane “Eurojust” publikoi detaje të reja për operacionin ndërkombëtar kundër trafikut të drogës, të realizuar nga SPAK dhe autoritetet italiane. Sipas raportit, grupi kriminal me qendër në Durrës ka trafikuar rreth 1.8 tonë kokainë dhe heroinë drejt vendeve të Europës.
Igli Tare nis punën të hënën te Milani. Zbardhen detajet e kontratës
Ish-drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, do të nisë të hënën detyrën e re si drejtor sportiv i Milanit. Mediat italiane raportojnë se ai ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me një pagë prej 800 mijë euro në sezon dhe mundësi rinovimi për një vit shtesë.
/tvklan.al