lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 22 Mars 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Shqipëri-Kili, sonte sfida miqësore në Tv Klan. Sylvinho i beson skuadrës së Europianit

Pas nis sfida ne Parma te Italise miqesorja mes Shqiperise dhe Kilit, ndeshje e cila do te transmetohet direkt ne Tv Klan. Trajneri Silvinjo ka vendosur t’i besoje skuadres qe siguroi kualifikimin per ne kampionatin Europian.

Rama: Projekti i Kushner në Sazan, xhevahiri i turizmit mesdhetar. na çon në nivel të lartë botëror

Kryeministri Rama e konsideron projektin e Jared Kushner per Sazanin si xhavahirin e turizmit mesdhetar. Ai deklaroi mbreme ne emisionin Opinion ne TV KLAN se ky investim e çon Shqiperine ne nivelet e larta te turizmit boteror.

Një agjent policie plagos një trafikant droge. Tre të arrestuar, një tjeter shpallet në kërkim

Nje trafikant droge u plagos nga nje agjent i policise ne nje operacion te ndodhur mbreme ne kryeqytet. Tre trafikante u arrestuan, ndersa nje tjeter eshte ne kerkim. Ngjarja po hetohet edhe nga Agjencia e Mbikqyrjes Policiore.

Kryetari i bashkisë së Rrogozhinës, nën hetim nga SPAK për dëshpërblimet e dëmeve të termetit 2019

Kryetari i Bashkise se Rrogozhines vihet nen hetim nga SPAK. Prokuroria e Posacme Kunder Krimit te Organizuar dhe Korrupsionit e akuzon ate per abuzim me me fondet e demshperblimit per termetin e vitit 2019.

Ushtria serbe pranë kufirit, Kurti publikon videon. Beogradi: Po flet për pushtim imagjinar

Albin Kurti publikon nje video te disa njesive speciale te ushtrise serbe ne afersi te kufirit me Kosoven dhe thote se ata kane qellim te te shkaktojne provokime. Beogradi reagon duke thene se Kurti flet per nje pushtim imagjinar.

Erdogan mallkon Netanjahun për Gazën Izraeli e konsideron kërcenim me vdekje

Tel Avivi reagon ashper ndaj mallkimit qe leshoi presidenti turk Erdogan per kryeministrin izraelit, Netanjahu, duke e konsideruar si kercenim me vdekje. Rusia dhe Kina bllokojne rezoluten Amerikane per te ndalur luftimet ne gaza.

/tvklan.al