Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 22 Nëntor 2026 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Redi Prifti
Headlines
Vetëm një kontroll në pikën e Qafë Thanës. Rama: Asnjë ndërhyrje në punët e brendshme të RMV-së
Nga sot, në pikën e Qafë Thanës do të kryhet vetëm një kontroll për të lehtësuar qarkullimin e njerëzve e mallrave. Kryeministri Rama tha se Tirana zyrtare e mbështet integrimin e Shkupit dhe se nuk ka ndërhyrë asnjëherë në punët e tij të brendshme.
BE vlerëson reformat e kryera nga Shqipëria. Kos: Të punohet në forcimin e sundimit të ligjit
Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, vlerësoi reformat e bëra nga Shqipëria në procesin e integrimit. Ajo kërkoi që puna të thellohet në sundimin e ligjit, pavarësinë e gjyqësorit dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave themelore.
Veliaj refuzon kryerjen e operacionit në Fier: I jemi drejtuar gjykatës, spitalin e zgjedh familja
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nuk u paraqit në Spitalin Memorial të Fierit, siç ishte planifikuar nga Drejtoria e Burgjeve për kryerjen e ndërhyrjes në këmbë. Ai thotë se spitalin duhet ta zgjedhë familja, ndaj çështjen ia ka adresuar gjykatës.
Shqipëria rikthen rezervistët. 115 qytetarët e parë vishen me uniformë ushtarake
Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë tashmë aktiv edhe shërbimin rezervist. 115 qytetarët e parë civilë kanë veshur uniformën dhe janë vënë në shërbim të forcave ushtarake për t’u angazhuar në ruajtjen e sigurisë dhe emergjencat civile.
Meksika arreston të shumëkërkuarin e FBI-së. 11 viktima nga përplasjet e përgjakshme
Autoritetet meksikane kanë vënë në pranga një nga kriminelët më të shumëkërkuar të FBI-së në Sinaloa. Gjatë një shkëmbimi zjarri për kapjen e tij, mbetën të vrarë 11 persona. Autoritetet deklarojnë se situata tashmë është vënë nën kontroll.
/tvklan.al












Botërori 2026 