Lajme, #edicioniinformativ ora 23:00, 22 Nëntor 2026 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines

BE vlerëson reformat e kryera nga Shqipëria. Kos: Të punohet në forcimin e sundimit të ligjit

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, vlerësoi reformat e bëra nga Shqipëria në procesin e integrimit. Ajo kërkoi që puna të thellohet në sundimin e ligjit, pavarësinë e gjyqësorit dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave themelore.

Veliaj refuzon kryerjen e operacionit në Fier: I jemi drejtuar gjykatës, spitalin e zgjedh familja

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nuk u paraqit në Spitalin Memorial të Fierit, siç ishte planifikuar nga Drejtoria e Burgjeve për kryerjen e ndërhyrjes në këmbë. Ai thotë se spitalin duhet ta zgjedhë familja, ndaj çështjen ia ka adresuar gjykatës.

Shqipëria rikthen rezervistët. 115 qytetarët e parë vishen me uniformë ushtarake

Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë tashmë aktiv edhe shërbimin rezervist. 115 qytetarët e parë civilë kanë veshur uniformën dhe janë vënë në shërbim të forcave ushtarake për t’u angazhuar në ruajtjen e sigurisë dhe emergjencat civile.

Meksika arreston të shumëkërkuarin e FBI-së. 11 viktima nga përplasjet e përgjakshme

Autoritetet meksikane kanë vënë në pranga një nga kriminelët më të shumëkërkuar të FBI-së në Sinaloa. Gjatë një shkëmbimi zjarri për kapjen e tij mbetën të vrarë 11 persona. Autoritetet deklarojnë se situata tashmë është vënë nën kontroll.

/tvklan.al