Lajme, #edicioniinformativ ora 23:00 data 22 Shtator 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 22 Shtator 2024

OKB miraton paktin për të ardhmen. Rama: Duhet bashkëpunim pasi sfidat janë të ndërlidhura

Kombet e Bashkuara miratuan sot me pjemsarrjen e liderëve nga e gjithë bota “Paktin për të Ardhmen” që synon adresimin e sfidave të shekullit XXI. Kryeministri Rama tha se duhet bashkëpunim pasi sfidat janë të ndërlidhura.

Kryegjyshata mbështet nismën për urdhrin bektashi: Shteti do të drejtohet nga kryegjyshi dhe këshilli

Selia botërore bektashiane mirëpret nismën e kryeministrit Edi Rama për krijimin e Urdhrit Bektashi në Tiranë si një shtet sovran i ngjashëm me Vatikanin. Kryegjyshata thotë se shteti do të qeveriset nga kryegjyshi dhe një këshill mbikqyrës.

SPAK mbyll hetimet për ish-kryebashkiakun e Himarës. Jorgo Goro do të përballet me 2 akuza

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro. Së bashku me 4 persona të tjerë ai do të përballet në gjykatë për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe fshehjes së pasurisë.

“Lonely Planet” sugjeron Shqipërinë: Ideale për pushime në sezonin e vjeshtës

Revista e njohur Lonely Planet ka rekomanduar Shqipërinë si ideale për pushime gjatë vjeshtës në një shkrim në edicionin e saj në gjuhën italiane. Turistëve u sugjeron të marrin pjesë në festat tradicionale të këtij sezoni në Berat dhe Korçë.

Vetëm 23.8% e shqiptarëve, me aftësi bazike në fushën digjitale. Tumo: Ka disa faktorë, por po përmiresohet

Vetëm 23.8% e shqiptarëve kanë aftësi bazike në fushën digjitale, një numër i ulët në krahasim me rajonin, por edhe mesataren europiane. Ekspertët thonë se kjo vjen për shkak të disa faktorëve, por nismat e fundit do të ndryshojnë situatën.

Dalin biletat për ndeshjen me Çekinë në 11 Tetor në Pragë. Sfida live në Tv Klan

Dalin në shitje biletat për ndeshjen e 11 Tetorit në Pragë mes Shqipërisë dhe Çekisë që do të transmetohet në Tv Klan. Federata ka sqaruar edhe tribunat e caktuara për tifozët shqiptarë, të cilët pritet të jenë të shumtë në numër.

/tvklan.al