#lajme, #edicioniinformativ ora 23:00 data 23 Mars 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Arrestohet kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro. SPAK e akuzon për shpërdorim detyre për pronat

Me urdhër të SPAK është arrestuar kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro. Ai akuzohet për shpërdorim detyre në dy raste që lidhen me çështje pronësie. Nën hetim janë dhe 4 të tjerë, ish-zyrtarë të bashkisë së Himarës dhe të hipotekës në Vlorë, për falsifikim dokumentesh e tjetërsime pronash.

Polici i operacionales, në pranga si trafikant droge. Pjesë e rrjetit që do të shiste 1 kg kokainë

Një efektiv policie i Forcave Operacionale është vënë në pranga i dyshuar si i përfshirë në rrjetin e trafikantëve të drogës që u përplasën me policinë 2 net më parë në Tiranë. Ai kishte siguruar 1 kilogram kokainë që iu gjet të rinjve në makinë.

S&P rrit për herë të parë vlerësimin për Shqipërinë: Turizmi dhe financat publike premtojnë qëndrueshmëri

Agjencia “Standard en Purs” përmirëson për herë të parë vlerësimin për Shqipërinë në “2B minus” nga “B plus” që kishte qëndruar për shumë vite. Ky përmirësim është ndikuar nga politika fiskale, turizmi dhe reduktimi i borxhit publik.

Rama: Sazani, kartëvizita e Shqipërisë në Mesdhe. Ulim tatimfitimin për pagat e larta në Qershor

Kryeministri Edi Rama thotë se synimi i qeverisë është kthimi i ishullit të Sazanit në një kartëvizitë të prezantimit të Shqipërisë në Mesdhe. Rama tha se në qershor do të rishikohet me qëllim uljen, tatimfitimi për pagat e larta.

Shkon në 133 numri i viktimave nga sulmi terrorist i ISIS në Rusi, arrestohen 11 persona

Shkon në 133 të vrarë dhe mbi 140 të plagosur bilanci i masakrës në një koncert në Moskë. Policia tha se arrestoi 4 autorët dhe 7 bashkëpunëtorë. Edhe pse ngjarja u mor përsipër nga ISIS, Moska hedh dyshime për përfshirjen e Kievit.

Humbja me miqësoren me Kilin, më e rënda nën drejtimin e Sylvinho. Trajneri: 3 gola janë shumë

Shqipëria u mund 3-0 në miqësoren me Kilin, humbja më e thellë e kuqezinjve nën drejtimin e brazilianit Silvinjo. Trajneri u shfaq i zhgënjyer pas ndeshjes duke e quajtur të tepërt pësimin e kaq golave sidomos në minutat e fundit.

/tvklan.al