Lajme, #edicioniinformativ ora 15:30, 23 Prill 2025 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Anjola Hamzaj
Headlines 23 Prill 2025
Nisin homazhet për Papa Françeskun. Trupi i Atit të shenjtë vendoset në bazilikën e Shën Pjetrit
Në Vatikan kanë nisur homazhet per Papa Françeskun. Trupi i Atit të Shenjtë është zhvendosur në Baziliken e Shën Pjetrit, ku besimtarë dhe liderë botërorë do t’i japin lamtumirën e fundit, deri të shtunën, ditën e varrimit.
Rama: Bashkitë, ortakë fermerët e sipërmarrësit. Do të sigurojë financimin dhe shitje të prodhimit
Kryeministri Rama prezanton një model të ri ekonomik për bujqësinë. Kreu i qeverisë tha se bashkitë do të bëhen ortake me fermerët e sipërmarrësit, pasi kjo mënyrë bashkëpunimi do të sigurojë financim dhe shitje të prodhimit.
Berisha” Retorika e Ramës ngjan me gjuhën e Nuredin Dumanit. Na kopjoi për rritjen e pensioit minimal
Sali Berisha akuzon Edi Ramën për fushatë me gjuhë kërcënuese, të ngjashme me atë të vrasësit me pagesë, Nuredin Dumani. Kreu i demokratëve tha se kryeministri ka kopjuar programin e opozitës për pensionin minimal.
GJKKO lë sërish në burg Erion Veliajn. Spak kërkon 1 vit burh për ish-zyrtaren e bashkisë, Deborah Keçin
”5D”, Spak kërkon 1 vit burg për Deborah Keçin. Akuzohet për shkelje të barazisë në tendera
Prokuroria e Posaçme kërkon denimin me një vit burg për ish-zyrtaren e Bashkisë së Tiranës, Deborah Keçi. Ajo akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, si pjese e hetimeve të dosjes së njohur me emrin “5D”.
Arrestohet palestinezi që vrau vajzën e tij në Tiranë. U ndalua në Liban, do ekstradohet në Shqipëri
Arrestohet në Liban shtetasi palestinez që dy muaj më parë vrau në Tiranë me thikë vajzën e tij. 49 -vjeçari do të ekstradohet në Shqipëri për t’u përballur me drejtësinë, nën akuzën për vrasje për shkak të marrëdhenieve familjare.
Kosovë, dështon sërish konstituimi i Kuvendit. Opozita kërkon një kandidaturë unifikuese
Vinicius Jr, rrezikon dy vjet pezullim nga Fifa. Nën hetimin për konflikt interesi, ka blerë dy klube
/tvklan.al