Lajme, #edicioniinformativ ora 23:40, 23 Prill 2025 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 23 Prill 2025

Dyndje në homazhet për Papa Françeskun. Trupi i Atit të Shenjtë vendoset në bazilikën e Shën Pjetrit

Ne Vatikan kane nisur homazhet per Papa Françeskun. Trupi i Atit te Shenjte eshte zhvendosur ne Baziliken e Shen Pjetrit, ku besimtare dhe liderë botërorë do t’i japin lamtumiren e fundit, deri te shtunën, ditën e varrimit.

Rama: Bashkitë, ortakë fermerët e sipërmarrësit. Do të sigurojë financimin dhe shitje të prodhimit

Kryeministri Rama prezanton një model të ri ekonomik për bujqësinë. Kreu i qeverisë tha se bashkitë do të bëhen ortake me fermerët e sipërmarrësit, pasi kjo mënyrë bashkëpunimi do të sigurojë financim dhe shitje të prodhimit.

Berisha” Retorika e Ramës ngjan me gjuhën e Nuredin Dumanit. Na kopjoi për rritjen e pensioit minimal

Sali Berisha akuzon Edi Ramën për fushatë me gjuhë kërcënuese, të ngjashme me atë të vrasësit me pagesë, Nuredin Dumani. Kreu i demokratëve tha se kryeministri ka kopjuar programin e opozitës për pensionin minimal.

GJKKO lë sërish në burg Erion Veliajn. Elman Abule mbetet në arrest shtëpie

Gjykata e Posacme Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar la ne fuqi sot masen e sigurise “arrest me burg” per kryetarin e Bashkise se Tiranes, Erion Veliajn dhe “arrest ne shtepi” per biznesmenin Elman Abule.

Arrestohet palestinezi që vrau vajzën e tij në Tiranë. U ndalua në Liban, do ekstradohet në Shqipëri

Arrestohet në Liban shtetasi palestinez që dy muaj më parë vrau në Tiranë me thikë vajzën e tij. 49 -vjeçari do të ekstradohet në Shqipëri për t’u përballur me drejtësinë, nën akuzën për vrasje për shkak të marrëdhenieve familjare.

Kosovë, dështon sërisht konstituimi i Kuvendit. Opozita kërkon një kandidaturë unifikuese

Vijon kriza institucionale pas zgjedhjeve te pergjithshme ne Kosove. Kuvendi deshtoi serish te konstituohet dhe te zgjedhe kryetarin, teksa opozita kerkon nje kandidature unifikuese te te gjithe spektrit politik per te dale nga ngerci.

Vinicius Jr, rrezikon dy vjet pezullim nga Fifa. Nën hetimin për konflikt interesi, ka blerë dy klube

Ylli i Realit te Madridit, Vinicius Junior, rrezikon te pezullohet me 2 vjet nga futbolli. Braziliani është vene nen hetim nga FIFA per konflikt interesi, pasi babai dhe menaxheri i tij blenë dy klube në futbollin profesionist.