Spiker: Drini Zeqo

Headline 24 maj 2025

11 maji, KQZ certifikon rezultatin për 12 qarqet. PD nis ankimime: Në Kukës të përsëriten zgjedhjet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatet e zgjedhjeve për 12 qarqet, duke mbyllur procesin e 11 majit.

Rama: BE, ëndrra jonë. Fitoj sepse ndoshta nuk jam një socialist i mirë

Edi Rama thotë se anëtarësimi në BE është fokusi i mandatit të katërt ndërsa rikthimin e Trump e quan ogur të mirë edhe për Europën. I pyetur se pse ai fiton ndryshe nga e majta europiane, Rama thotë se ndoshta nuk është një socialist i mirë.  

Berisha, thirrje Trump: Kartelet shqiptare të drogës shpalli terroriste

Kryedemokrati Sali Berisha i ka bërë thirrje presidentit amerikan Donald Trump të shpallë organizata terroriste grupet kriminale shqiptare. Berisha u shpreh se kartelet e drogës diktuan rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit në vendin tonë.

Hapet tuneli i Llogarasë. Do të jetë pa pagesë deri në 15 shtator

U hap sot për qarkullimin e automjeteve tuneli i Llogarasë, i cili do të jetë pa pagesë deri në 15 shtator. Tuneli pritet të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin gjatë sezonit turistik drejt plazheve të jugut.

BSH: 95% e familjeve zotërojnë të paktën një pronë. Vetëm 61% kanë llogari bankare

Familjet shqiptare po zotërojnë më shumë prona, por po reduktojnë kursimet në para. Një raport i fundit i Bankës së Shqipërisë zbulon se 95% e familjeve kanë një pronë ndërsa kanë pësuar ulje në 61% ata që kanë një llogari në bankë.

Kriza në Kosovë bllokon pushtetin lokal. 3 komuna mbeten pa buxhet

Mos ngritja e institucioneve të reja të Kosovës pritet të ketë pasoja edhe në funksionimin e pushtetit lokal. Shoqata e Komunave shprehet se disa prej tyre nuk miratuan dot buxhetet ndërsa vendi rrezikon të mos marrë fonde nga BE.

Arti shqiptar në zi, shuhet në moshën 86-vjeçare regjisori Piro Milkani

Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare ikona e kinematografisë shqiptare, Piro Milkani. Lajmi i trishtë u bë i ditur nga i biri i tij. Milkani la pas një trashëgimi të pasur në fushën e kinematografisë me regjinë e mbi 20 filmave artistikë dhe dokumentarë.

/tvklan.al