lajme, #edicioniinformativ ora 15:30 data 24 Mars 2024 #TvKlan #KlanLajme

Headlines 24 Mars 2024

Arrestimi i Goros, SPAK: Nuk verifikoi parregullsitë, veproi pa konfirmimin e qarkut të Vlorës.
Dalin në dritë të tjera detaje nga dosja e SPAK që çoi në pranga kryetarin e Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro. Prokuroria konstaton se ai nuk ka evidentuar parregullsitë dhe se për ndryshimin e statusit të pronave ka vepruar pa konfirmim të qarkut.

Përplasja me policinë, lihen në burg tre trafikantët e kokainës dhe efektivi i operacionales

Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurimit arrest në burg pa afat Enea Sulejmanin, i cili pak ditë më parë tentoi ti ikë policisë teksa transportonte 1 kilogramë kokainë. Në qeli mbetën edhe 2 bashkëpunëtorët e tij dhe efektivi i operacionales

Rezervimet për verën, zihen mbi 60% e kapaciteteve të hoteleve. Interes në rritje nga grupet e organizuara

Gati 60 për qind e kapaciteteve të hoteleve për sezonin veror janë rezervuar. Operatorët turistik thonë se turistët polak zënë vendin e parë për rezervime, por rritje kanë pësuar edhe ata ccek, spanjolle francez dhe grupet e organizuara.

OBSH: 1 në 3 persona, me probleme neurologjike. Ekspertët: I njejti raport ekziston edhe në Shqipëri

1 në çdo 3 persona në botë preken nga problemet neurologjike, të cilat përbëjnë edhe shkakun kryesor të papaftësisë. Mjekët thonë se ky trend konfirmohet edhe në Shqiperi, ndërsa evidentojnë se këto sëmundje po prekin edhe të rinjtë.

Raketa ruse hyn në hapësirën ajrore të Polonisë. NATO në alarm, aktivizon avionet ushtarak
Rusia ndërmorri këtë të dielë një tjetër ofensivë ajrore ndaj Ukrainës në shenjë hakmarrje për sulmet gjatë zgjedhjeve presidenciale. Polonia akuzoi Moskën se një nga raketat shkeli hapësirën e saj ajrore, ndërsa NATO aktivizoi avionet luftarak.

Kombëtarja mbërrin në Suedi, shiten 2 mijë bileta të rezervuara për tifozerinë shqiptare
Kombëtarja shqiptare mbërrin në Stohkolm dhe nis përgatitjet e fundit para sfidës me Suedinë, ku do të tentojnë një paraqitje tjetër nga ajo me Kilin. Shiten mbi 2 mijë bileta të rezervuara për tifozerinë shqiptare.

/tvklan.al