Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 24 shkurt 2026 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines

Rrugë alternative në aksin e bllokuar Librazhd–Prrenjas, ura e dëmtuar do të shembet
Në aksin e bllokuar Librazhd–Prrenjas, që po mban të izoluar juglindjen, do të ndërtohet një rrugë alternative në shtratin e hekurudhës. Ura e dëmtuar do të shembet. U jepet zgjidhje edhe kamionëve me mallra të bllokuar në Qafë Thanë.

Balluku, Rama mbledh të enjten qeverinë dhe grupin parlamentar
Kryeministri Edi Rama ka thirrur të enjten një mbledhje të përbashkët të qeverisë dhe të grupit parlamentar. Krahas raportimit të ministrave, do të diskutohet edhe qëndrimi që socialistët do të mbajnë për kërkesën e SPAK-ut për Ballukun.

Berisha: Rama të japë dorëheqjen, i përfshirë në afera korruptive dhe po pengon drejtësinë
Kreu i opozitës, Sali Berisha, ka kërkuar sërish sot dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai thotë se kreu i qeverisë është i përfshirë në afera korruptive dhe po pengon organet e drejtësisë për të hetuar vartësit e tij.

Publikohet karta e Bordit të Paqes: stabiliteti kërkon gjykim pragmatik
Bordi i Paqes ka publikuar kartën e themelimit, të nënshkruar nga presidenti Trump dhe liderë të tjerë botërorë. Në të përcaktohen parimet e funksionimit dhe misioni për një paqe të qëndrueshme në botë, të bazuar në një gjykim pragmatik.

Nis rivlerësimi me 5% i pronave të paluajtshme, qytetarët kanë afat deri më 31 dhjetor 2026
Ka nisur sot rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, teksa në zyrat noteriale janë depozituar aplikimet e para nga qytetarët. Procesi do të zgjasë deri më 31 dhjetor 2026, kundrejt një tatimi prej 5 për qind.

Sot, 4 vite nga nisja e sulmit rus në Ukrainë, qytetarët skeptikë për fundin e konfliktit
Ukraina kujton sot 4-vjetorin e nisjes së sulmit rus, që ka lënë pas mijëra viktima dhe qytete të shkatërruara. Liderët e BE-së shkuan duarbosh në Kiev, ku morën pjesë në ceremonitë përkujtimore, ndërsa ukrainasit nuk besojnë më në një fund të shpejtë të luftës.

Vijojnë përgatitjet për play-off-in e Botërorit, Sylvinho zhvillon takime me lojtarët kuqezi
Stafi i Kombëtares së futbollit vijon përgatitjet për ndeshjet e play-off-it të Botërorit, që do të transmetohen në televizionin Klan. Sylvinho dhe ndihmësit e tij kanë takuar disa nga lojtarët kyç të skuadrës dhe vijojnë të studiojnë kundërshtarët.

/tvklan.al