Lajme, #edicioniinformativ ora 23:15 data 25 Korrik 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 25 Korrik 2024

Kuvendi në seancë maratonë, debat për KLSH. Do miratohen edhe ndryshimet në kod

Kuvendi ka nisur sot seancën e fundit plenare për këtë sesion parlamentar që do të zgjasë deri te premten. Mbledhja filloi me debate të forta teksa mollë sherri u bë raporti vjetor i KLSH. Nesër do te votohen edhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

2 milionë shtetas vizituan Shqipërinë në muajin qershor. Instat: Rritje me 21.5%

Trendi rritës i numrit të turistëve në vendin tonë konfirmohet edhe në muajin Qershor. Sipas INSTAT gjatë muajit që lamë Shqipërinë e vizituan rreth 2 milionë shtetas ose 21.5 për qind më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

“Metamorfoza 2” shkon në gjyq. SPAK përfundon hetimet për Breçanin dhe 10 persona të tjerë

Prokuroria e Posaçme përfundon hetimet dhe çon në gjyq 11 të arrestuarit e dosjes “Metamorfoza 2”. Ata akuzohen për përfshirje në trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, sigurim të kushteve për vrasje dhe pastrim parash.

Orientimi i maturantëve për shkollën e lartë. Ekspertët: Shëndeti, inxhinieria dhe teknologjia, më të kërkuarat

Shëndetësia, Inxhinieria dhe Teknologjia cilësohen nga ekspertet si fushat qe kanë nevojat më të mëdha për punonjës. Ndaj ata u sugjerojnë maturantëve që në përzgjedhjen e programeve të studimit të përshtatin dëshirat me nevojat e tregut të punës.

Biden tregon arsyet e tërheqjes nga gara: Sakrifikova ambicien personale për demokracinë

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Xho Bajden tregon arsyet e tërheqjes nga gara presidenciale. Në fjalimin e tij të parë pas këtij vendimi, ai tha se sakrifikoi ambiciet personale për demokracinë e Amerikës.

Fjalori i ri i gjuhës shqipe, drejt fundit. Nis puna për redaktimin e 200 mijë fjalëve

Puna kërkimore për fjalorin e ri të gjuhës shqipe ka hyre në fazën e redaktimit të 200 mijë fjalëve të përzgjedhura  nga grupi i hartuesve se Akademisë se Shkencave. Fjalori i katërt i Gjuhës sonë amtare pritet të botohet vitin e ardhshëm.

/tvklan.al