lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 25 Maj 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë, shembull për BE. 15 nga 27 vende firmosën dokumentin

Drone dhe kamera inteligjentë kundër kriminalitetit në kufirin mes Shqipërisë e Kosovës

Policia do të përdorë dronë dhe kamera inteligjente për të monitoruar kufirin shqiptar. Donacioni i qeverisë britanike me një vlerë prej 1.6 milionw paund ka si qëllim goditjen e migrimit ilegal, trafikut të paligjshëm dhe bandave kriminale.

Komuniteti LGBT marshon në Tiranë nën moton: “Çdo ngjyrë, një familje”

“Krenar për Shqipërinë”, kryeministri Rama takon nesër emigrantët shqiptarë në Milano

Pas Athinës, kryeministri Edi Rama mban nesër takimin ne Milano me emigrantët shqiptarë të Italisë. Mësohet se në këtë takim do të flasë vetëm kryeministri ndërsa pritshmëritë janë që të jene 10 mijë të pranishëm.

Përgjysmohet numri i të diplomuarve në mësuesi vendi ka nevojë për rreth 2 mijë arsimtarë

Shqipëria po vuan mungesën e mësuesve, pasi ky profesion po tërheq gjithnjë e me pak te rinjtë. Sipas te dhënave, numri i studentëve te diplomuar ne shkencat arsimore është përgjysmuar në 5 vite kur vendi ka nevojë për 2 mijë mësues.

Shefi i Nato-s: Ukraina duhet të lejohet të përdorë armët e perëndimit kundër ushtrisë ruse

Lufta e Ukrainës me Rusinë duket se po merr një tjetër drejtim. Jens Stoltenberg u bëri thirrje aleatëve të NATO-s që furnizojnë Ukrainën me armë dhe t’i japin fund ndalimit të përdorimit të tyre kundër ushtrisë ruse.

Shpallen 5 mbrojtësit e majtë më të mirë të Euro 2024. Mittelstädt i pari, Hernandez i fundit

Kur mbeten edhe 20 ditë nga Europiani që do të transmetohet LIVE në Tv Klan një kompani e specializuar ka analizuar 5 mbrojtësit më të mirë të majtë që do marrin pjesë. I pari është gjermani Mitel-shted dhe i fundit francezi Teo Hernandez.

/tvklan.al