Lajme, #edicioniinformativ ora 23:00, 25 Maj 2025 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 25 Maj 2025

Gjykata lë në burg Xhevdet Plakun dhe 5 bashkëpuntorë. Lirohet njëri prej tyre.

Gjykata e Durrësit vendosi të lërë në qeli Xhevdet Plakun dhe 5 nga të arrestuarit e tjerë bashkë me të 2 ditë më parë. Në masën detyrim paraqitje u la vetëm Alfred Hasanaj. Seanca u zhvillua nën masa të rrepta sigurie nga policia.

3 Shqiptarë humbin jetën në një aksident në Gjermani, 4 të tjerë të plagosur

3 shqiptarë humbën jetën, ndërsa 4 të tjerë u plagosën gjatë një aksidenti rrugor në Gjermani. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së dielës në Koblenz, kur furgoni me të cilin ata udhëtonin u përplas me trafik-ndarësen dhe më pas u përmbys.

Sugjerimi i “Forbes”: Blini shtëpi në Vlorë. Jetoni endrrën pa shpenzuar shumë

Vlora është në krye të një liste me 5 sugjerime që revista prestigjioze amerikane “Forbs” bën për të gjithë ata që duan të blejnë një pronë në Europë. Qyteti bregdetar shqiptar konsiderohet me histori të pasur dhe plazhe të mrekullueshme.

Fëmijët e rrugës, 240 raste në 2024. Denoncohen 42 persona të rritur

Fëmijët që shfrytëzohen në rrugë mbeten një fenomen shqetësues. Gjatë vitit të kaluar u identifikuan vetëm në Tiranë 240 raste ndërsa 42 persona u denoncuan në prokuroi, por largimi i të miturve nga rruga mbetet një sfidë për autoritetet.

Plakja e popullsisë me ritme të shpejta, në Shqipëri mungon mjeku specialist për ta

Shifrat e INSTAT tregojnë një rritje të fenomenit të plakjes së popullsisë në vendin tonë. Në këtë situatë ekspertët e ISHP-së ngrenë shqetësimin për mungesën e mjekëve geriatër që janë të specializuar për problemet e moshës së tretë.

21 dështime radhazi në Kuvendin e Kosovës. Palët nuk tërhiqen, thellohet kriza

Thellohet kriza politike në Kosovë pasi edhe në seancën e 21-të, Kuvendi nuk mundi dot të zgjedhë drejtuesit e tij. Palët nuk dhanë asnjë shenjë tërheqjeje as në seancën e kësaj të diele duke akuzuar njëra – tjetrën për ngërçin e krijuar.

/tvklan.al