Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 25 Nëntor 2026 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Iva Kalemi

Headlines

Mbahet Samiti BE-BP, Rama: Presim dritën jeshile nga Brukseli, Unioni të ketë guxim të zgjerohet
Mbahet në Bruksel Samiti BE-Ballkani Perëndimor me fokus te partneriteti strategjik dhe përshpejtimi i integrimit. Kryeministri Rama tha se Shqipëria pret dritën jeshile nga Brukseli për mbylljen e kapitujve të tjerë, ndërsa theksoi se Unioni duhet të ketë guxim të zgjerohet.

Berisha: 28 Nëntori është ditë kushtrimi. PD, 28 amendamente në Kuvend për buxhetin
Sali Berisha u bëri thirrje shqiptarëve që të marrin pjesë masivisht në protestën e 28 nëntorit. Në mbledhjen e deputetëve demokratë u prezantuan edhe 28 propozimet e opozitës për të ndryshuar buxhetin e vitit të ardhshëm.

Spiropali: S’pati votim në Asamble, përjashtimi nul. Të hapet gara për kreun e PS-së, betejë brenda strukturave
Deputetja Elisa Spiropali e konsideroi nul përjashtimin nga forumet e PS-së, duke pretenduar se në mbledhjen e Asamblesë nuk pati votim. Ajo kërkoi hapjen e garës për kreun e partisë dhe deklaroi se do të bëjë betejë brenda strukturave.

Zbulohen porositë e Wendt për SPAK dhe BKH: Ndiqni provat dhe paratë! Askush mbi ligjin
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Erik Wendt, i kërkoi SPAK-ut dhe BKH-së të mos ndalen në goditjen e krimit të organizuar, duke ndjekur provat dhe paratë. Wendt tha se askush nuk është mbi ligjin.

Hynë në rezidencën mbretërore të William dhe Kate, në pranga 2 shqiptarë
Dy shqiptarë të moshave 32 dhe 34 vjeç u arrestuan nga policia britanike pasi tentuan të hyjnë për të grabitur rezidencën mbretërore të Princit William dhe Princeshës Kate. Çifti nuk ndodhej në rezidencë në momentin e ngjarjes.

Shantazhi i portaleve në Shqipëri, revista britanike “Business Matters”: Presionet ndaj bizneseve, pasoja të rënda
Revista britanike “Business Matters” i ka kushtuar vëmendje fenomenit të shantazhit të portaleve online ndaj biznesit, për qëllime përfitimi, që po përjeton Shqipëria. Sipas saj, publikime të paverifikuara po përdoren për të ushtruar presion mbi bizneset.

OKB: Gratë shqiptare, 5 orë në ditë punë të papaguar. Burrat vetëm 50 minuta
Një raport i OKB-së zbulon se gratë shqiptare shpenzojnë mesatarisht mbi 5 orë në ditë në punë të papaguar, në përkujdesjen për familjen, ndërsa burrat vetëm 50 minuta. Ekspertët thonë se ky fenomen ndikon në tregun e punës.

/tvklan.al