lajme, #edicioniinformativ ora 15:30 data 26 Maj 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Oljana Maloku

Headlines 26 Maj 2024

Mijëra në festën kuq e zi në Milano. Rama: Koha e Shqipërisë ka ardhur, kthehuni
Mijëra emigrantë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali morën pjesë në takimin e kryeministrit Rama në Milano. Në fjalimin e tij ai tha se shqiptarët e Italisë janë shëmbëlltyre e bashkimit me Europën, ndërsa i ftoi ata të kthehen dhe të kontribuojne në Shqipëri.

U kërcënuan nga krimi për shkak të detyrës, 13 prokurorë dhe 2 gjyqtarë në mbrojtje të posaçme
15 magjistratë, nga të cilët 13 prokurorë dhe 2 gjyqtarë u vunë nën mbrojtje të posaccme nga policia gjatë vitit 2023. Shkak janë bërë kërcënimet që ata kanë marrë nga krimi gjate ushtrimit te detyrës.

Informaliteti i pagave, pasoja te pensionet. 51% e të moshuarve marrin pension të pjesshëm
Informaliteti i lartë ndër vite po reflekton pasojat në skemën e pensioneve. Të dhënat zyrtare të Istitutit të Sigurimeve Shoqërore tregojnë se vitin e kaluar 51 % e pensionistëve përfituan pension të pjesshëm me vlera minimale.

Kanceri, shkaku kryesor i vdekjeve tek nën 65-vjeçarët/ Në Shqipëri më shumë fatalitete nga zemra
Kanceri përbënë shkakun kryesor të fataliteteve në Europë tek moshat nën 65-vjecc. Ndërsa në Shqipëri shkakun kryesor të vdekjeve tek moshat aktive për punë e përbëjnë sëmundjet e zemrës dhe qarkullimit të gjakut.

Të rinjtë po kequshqehen, 1 në 4 konsumon ëmbëlsira dhe pije me sheqer. Norma më e lartë tek vajzat
Gati 25 për qind e adoleshentëve në Europë janë konsumatorë të rregullt të ëmbëlsirave dhe pijeve me sheqer. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se ky fenomen që shtrihet edhe në vendin tonë, është më I përhapur tek vajzat.

Eriksson tregon favoritët e Europianit: Anglia e Franca kanë shanset më të mëdha sipas ish-trajnerit
19 ditë nga nisja e kampionatit europian te futbollit që do të transmetohet LIVE dhe ekskluzivisht në Tv Klan, ish-trajneri i Anglisë, Sven Goran Erikson tregon favoritët. Ai thotë se Anglia dhe Franca kanë shanset më të mëdha për fitimin e titullit.