Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 26 Nëntor 2026 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines

Kos: 2027 do të jetë viti i Shqipërisë për integrimin, Rama: Jemi destinacion i ri për investime

Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, thotë se 2027 do të jetë viti i Shqipërisë sa i përket procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ndërsa kryeministri Edi Rama tha se vendi ynë është kthyer në një destinacion për investimet.

Debate në Kuvend për aktin normativ për protestat dhe për buxhetin 2027

Kuvendi u përfshi sot nga debate për buxhetin dhe paketën fiskale, por edhe protestat e fundit. Opozita kërkoi që të anulohet akti normativ, pas vendimit të Kushtetueses, ndërsa mazhoranca tha se demokratët duhet të distancohen nga dhuna.

GJKKO shpall fajtorë 8 nga të pandehurit e dosjes “Veliaj”, vetëm njëri dënohet me burg

8 të pandehur të dosjes së ndarë të kryebashkiakut Veliaj janë shpallur fajtorë nga Gjykata e Posaçme. Por vetëm biznesmeni Elan Abule është dënuar me burg, ndërsa të tjerët janë lënë në shërbim prove ose do të paguajnë gjoba.

Dënohen nëna e Kryemadhit dhe Ema Çoku, por s’do të bëjnë burg

Gjykata e Posaçme shpall fajtore edhe Fatime Kryemadhin, nënën e ish-deputetes Monika Kryemadhi, si dhe biznesmenen Ema Çoku. Ato nuk do të shkojnë në burg, pasi dënimi iu konvertua në shërbim prove. Pirro Xhixho shpallet i pafajshëm.

Hidhet shorti i Europianit U-21, Shqipëria në grup me Spanjën, Italinë dhe Finlandën, do të transmetohet në TV Klan

Spanja, Italia dhe Finlanda janë kundërshtarët e kombëtares shqiptare të 21-vjeçarëve në Europianin e vitit 2027. Një kompeticion që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi dhe që do të transmetohet ekskluzivisht në Televizionin Klan.

6 qarqe kanë më shumë të huaj të punësuar, në krye Tirana dhe Durrësi

6 janë qarqet që kanë numrin më të madh të të huajve të punësuar. Të dhënat e Ministrisë së Brendshme zbulojnë se në krye është Tirana, e ndjekur nga Durrësi. Të huajt punësohen më shumë në shërbime, akomodim, ndërtim dhe tregti.

Britania e Madhe merr masa për luftë, 100 mijë rezervistë njoftohen të bëhen gati për mobilizim

Britania e Madhe ka kontaktuar rreth 100 mijë rezervistë që të bëhen gati për mundësinë e një mobilizimi ushtarak. Sekretari i Mbrojtjes tha se ky është një hap i nevojshëm, duke pasur parasysh kërcënimet me të cilat përballet vendi dhe aleatët.

/tvklan.al