Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 28 Nëntor 2026 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines

Rikthehet protesta e dhunshme. Tirana, 8 orë në kaos nga përplasjet mes protestuesve dhe policisë

Protesta e thirrur për Ditën e Pavarësisë në Tiranë degradoi në dhunë. Për rreth 8 orë kryeqyteti ishte në kaos, teksa policia dhe institucionet u sulmuan me gurë e molotovë, ndërsa forcat e rendit u përgjigjën me ujë, gaz lotsjellës dhe plumba gome.

35 të lënduar në protestë. Mes tyre policë, gazetarë, protestues e kalimtarë

Mbi 35 persona u lënduan në protestën e zhvilluar këtë të shtunë në Tiranë, mes të cilëve policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë. Autoritetet bëjnë të ditur se 27 prej tyre po marrin ende ndihmë në spital, ndërsa pjesa tjetër është larguar.

Kremtohet në Vlorë 114-vjetori i Pavarësisë. Bëhen bashkë krerët e Shqipërisë dhe Kosovës

Vlora u bë edhe këtë vit epiqendra e festës së Pavarësisë. Krerët më të lartë të shtetit, të Shqipërisë dhe Kosovës, bënë nderime pranë monumentit të Pavarësisë dhe vendit ku prehet Ismail Qemali. Ceremoni u mbajtën edhe në qytete të tjera.

SHBA uron shqiptarët për 114-vjetorin e Pavarësisë. Rubio: Partnerë të fortë, thellojmë bashkëpunimin

Një mesazh i veçantë për Ditën e Pavarësisë mbërriti nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio. Ai thotë se SHBA-ja dhe Shqipëria janë partnerë të fortë, ndërsa thekson rritjen e bashkëpunimit ndaj kërcënimeve kibernetike dhe karteleve të drogës.

Aleatët, të pakënaqur me sulmin e Ukrainës në Libi. Roma dhe Berlini, kritika Kievit

Sulmi që Ukraina kreu të dielën e kaluar ndaj anijeve ruse në Libi nuk është pritur mirë nga aleatët europianë. Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski i kërkoi falje kryeministres italiane Giorgia Meloni në një telefonatë. Reagon edhe Berlini.

Maran: Në kombëtare u rikthye entuziazmi. Mos më krahasoni me trajnerin Sylvinho

Rolando Maran është rikthyer të flasë për rrugëtimin e Shqipërisë në Ligën e Kombeve, por nuk ka dashur që të krahasohet me Sylvinhon. Në një intervistë për mediat italiane, trajneri thotë se ka rikthyer entuziazmin në kombëtare.

/tvklan.al