Lajme, #edicioniinformativ ora 23:15 data 3 Gusht 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 3 Gusht 2024

Himara zgjedh nesër kryebashkiakun e ri. Në garë, Vangjel Tavo dhe Petro Gjikuria

23 mijë banorë të himarës do t’u drejtohen nesër kutive të votimit për të zgjedhur kreun e ri të bashkisë mes Vangjel Tavos nga socialistët dhe Petro Gjikurisë së opozitës. Edhe pse në kulmin e sezonit duket se zgjedhjet nuk kanë ndikuar tek turistët.

Siguria në det, problem mjetet lundruese vetjake. Policia: Duhen kufizuar më mirë zonat e notimit

Për të garantuar sigurinë e pushuesve, në të gjithë vijën bregdetare, policia është duke mbajtur nën monitorim mjetet lundruese. Megjithatë drejtues të uniformave blu thonë se problem mbetet kufizimi i zonave të notimit.

Rritet me 7.1% përdorimi i kartave të kreditit. BSH: Ndikoi turizmi dhe normat e favorshme të interesit

Shqiptarët po preferojnë gjithmonë e më shumë që pagesat e faturave në dyqane e restorante t’i bëjnë me karta. Shoqata e bankave raporton se gjatë 2023 numri i kartave në përdorim u rrit me 7.1%. ndikuan turizmi dhe normat e interesit.

Tensionet në Lindjen e Mesme, SHBA apel qytetarëve amerikanë: Ikni nga Libani. SHBA, anije dhe avionë në Lindjen e Mesme

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen sa me parë nga Libani. Kjo pasi pritet një përshkallëzim i situatës në Lindjen e Mesme, ku Irani është zotuar për hakmarrje ndaj Izraelit pas vrasjes së liderit të Hamasit në Teheran.

Franko Burraj nuk kualifikohet në gjysmëfinale. Atleti shqiptar përmirëson rekordin kombëtar

/tvklan.al