Spiker: Drini Zeqo

Headlines 3 Mars 2025

Hapet panairi i turizmit në Berlin, ndërkombëtarër, vlerësojnë Shqipërinë. Rama: Po shëndërrohemi në fuqi turistike

Berisha: SPAK, patericë e pushtetit të krimit. Primaret, kriter për përpilimin e listave

Kreu i demokratike vijoi edhe sot akuzat ndaj SPAK, duke e quajtur nje paterice te pushtetit te krimit. Berisha vleresoi procesin e primareve, duke e quajtur kriter te rendesishem ne perpilimin e listave te kandidateve per deputete.

Nis shpërndarja e bonusit për pensionistët, në ditën e parë u tërhoq nga rreth 23 mijë persona  

Nisi sot shpërndarja e bonusit të pranverës prej 5 dhe 10 mijë lekësh që qeveria ka vënë në dispozicion për mbi 730 mijë pensionistë. Në ditën e parë, shperblimin e tërhoqën ne poste dhe bankat e nivelit te dyte, rreth 23 mijë persona.

Shqiptarët po përdorin më shumë ilaçe, shkak plakja e popullsisë dhe rritja e sëmundshmërisë

Shqiptaret po perdorin gjithnje e me shume ilace. Te dhenat tregojne se nga 3 mije tone te importuara ne vitin 2018, ne vitin 2024 jane importuar 6 200 tone. Mjeket thone se shkak eshte plakja e popullsise dhe rritja e semundshmerise.

Gjykata e Posaçme lë në burg 3 efektivët e policisë të akuzuar për trafik e kultivim kanabisi

Gjykata e Posacme la ne burg 3 efektivet e policise te arrestuar ne nje operacion te SPAK qe goditi dy grupe kriminale te trafikut te droges mes Greqise dhe Shqiperise. Mbetet ne kerkim nje tjeter efektiv dhe 6 persona te tjere.

Trump sulmon sërish Zekenskin: SHBA nuk do e durojë gjatë, ai nuk e do paqen

Presidenti amerikan ka sulmuar sërish ashpër homologun e tij ukrainas. Duke iu referuar deklaratave të tij se fundi i luftës është shumë larg, Tramp tha se Amerika nuk do e durojë shumë gjatë Zelenskin dhe se ai nuk do që të ketë paqe.

“Anora” triumfon me 5 çmime në “Oscar”, trofe edhe për “Emilia Perez” e “The Brutalist”

“Anora” triumfoi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oskar” duke rrëmbyer 5 trofe, mes të cilëve edhe atë për filmin më të mirë. Trofe moren edhe filmi “The Brutalist” dhe muzikali “Emilia Perez”.

/tvklan.al