Lajme, #edicioniinformativ ora 23:55, 3 Nëntor 2026 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines

Integrimi, Rama: Duhen hapa të guximshëm nga BE-ja. Do ta lija punën nëse mendoj se qeveria s’ka nevojë të ndryshojë
Në një forum të mbajtur në Bruksel, kryeministri Rama tha se BE-ja duhet të bëjë hapa të guximshëm sa i përket zgjerimit. Duke komentuar protestat në Shqipëri, ai tha se do ta linte punën ditën që do të mendonte se qeveria nuk ka nevojë të ndryshojë.

BE publikon të mërkurën raportin për Shqipërinë. Do të vendosen afate të qarta për reformat
Bashkimi Europian publikon nesër raportin e progresit të Shqipërisë dhe vendeve të tjera kandidate për t’u anëtarësuar në Union. Për herë të parë, Brukseli vendos afate të qarta kohore për realizimin e reformave deri në pranimin e plotë.

Berisha në “Opinion” fton partitë opozitare: Një front kundër Ramës me lista kandidatësh të përbashkët
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në emisionin “Opinion” në TV Klan, ftoi të gjitha partitë politike të opozitës të krijojnë një front të përbashkët. Ai ofroi lista të përbashkëta kandidatësh për zgjedhjet lokale në 46 bashki. Sipas tij, kush është kundër bashkimit nuk dëshiron largimin e Ramës.

Veliaj kërkon në GJKKO hetim për transferimin në burgun e Fierit: U bë me kërkesë të kryeministrit
Kryebashkiaku Veliaj i dërgoi një letër treshes së gjyqtarëve që po e gjykojnë, ku kërkon që të hetohet transferimi i tij në burgun e Fierit. Veliaj pretendon se kjo lëvizje është bërë në mënyrë të paligjshme, me urdhër të kryeministrit.

Pjesëmarrje masive në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA. Garë e fortë në 7 shtete
Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet e mesit të mandatit që mbahen sot në SHBA dhe që rinovojnë Dhomën e Ulët dhe 1/3 e Senatit. Sondazhet nuk përjashtojnë mundësinë që republikanët të humbin shumicën në të dyja dhomat. Garë e fortë në 7 shtete.

Strakosha, portieri më i mirë në Greqi. Në dyshim për ndeshjet e nëntorit me kombëtaren
Tomas Strakosha është shpallur portieri më i mirë i vitit në kampionatin grek. Por, teksa trajneri Maran do të publikojë të shtunën listën për ndeshjet e nëntorit, gardiani kuqezi është në dyshim të fortë për shkak të dëmtimit.

/tvklan.al