Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 30 Mars 2025 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Drini Zeqo
Headlines 30 Mars 2025
Festohet Fiter Bajrami, mijëra besimtarë falin namazin në sheshet qendrore të qyteteve
Pas një muaj agjerimi, besimtarët mysliman festojnë sot Fiter Bajramin. Nga sheshi Skënderbej ku u krye falja e madhe, kreu i komunitetit mysliman theksoi se shoqëria e sotme ka nevojë për njerëz me karakter që të mos ndrydhen nga frika.
Rama me shqiptarët e Athinës: Vota për opozitën kundër integrimit. Të hiqet ligji absurd i luftës me Greqinë
Ne takimin me shqiptaret e Athines, kryeministri Rama tha se diaspora duhet te votojnë PS qe Shqiperia te jete pjese e BE dhe jo per opozitën kenete e liderin e saj. Ai tha se duhet te hiqet ligji absurd i luftës me Greqine, duke fajësuar bufët nacionalistë të te dyja vendeve.
Berisha: Vendimi i parë i qeverisë së demokratëve do jetë rikthimi i TikTok. Rama kopjoi programin tonë
Sali Berisha thotë se të rinjtë do të jenë në qendër të fushatës dhe qeverisjes pas 11 majit. Ai premton se vendimi i parë i qeverisë së tij do jetë hapja e tiktok, ndërsa akuzon kryeministrin Edi Rama se ka kopjuar programin e PD-së
Konfliktet në shkolla, shifra alarmante për vitin 2024. Tirana rezulton qarku më problematik
Konfliktet mes nxënësve në shkolla kanë shënuar shifra alarmante gjatë vitit 2024 duke shtuar shqetësimin tek autoritetet. Sipas të dhënave të policisë, Tirana është qarku më problematik, i ndjekur nga Korça dhe Dibra.
Bizneset kthejnë sytë nga punonjësit e huaj. Emigrantët bëhen pjesë e ekonomisë shqiptare
Ne Shqiperi, bizneset po i kthejne syte gjithnje e me shume nga punonjesit e huaj. Mungesa e fuqise punetore, ne disa sektore kyç te ekonomise, po plotesohet me emigrante nga Filipinet, India, por edhe nga Italia, Kosova e Turqia.
Hamas pranon propozimin për armëpushim. Izraeli i dorëzon kundër-planin Egjiptit dhe Katarit
Hamasi pranoi një propozim të ri të Egjiptit dhe Katarit për armëpushim, ndërsa Tel Avivi u paraqiti vendeve ndërmjetësuese një kundër-propozim. Pavarësisht përpjekjeve për një marrëveshje të re, ushtria izraelite rinisi bombardimet në Gaza.
/tvklan.al












Botërori 2026 