Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 31 Maj 2025 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 31 maj 2025

Berisha: Një tjetër rezolutë denon farsën. Brukseli të kushtëzojë integrimin me zgjedhjet

Sali Berisha thotë se 108 parti të qendrës së djathtë kanë miratuar një rezolutë që dënon atë që ai e quan “farsa në zgjedhjet e 11 majit”. Berisha tha se rezoluta i kërkon BE-së të kushtëzojë integrimin me reformën në Kodin Zgjedhor.

Shqipëria zgjeron hartën e vizitorëve të huaj, ekspertët: Qëndrojnë më gjatë

Turizmi në Shqipëri duket se po përjeton një transformim të rëndësishëm pasi vizitorët po vijnë nga vende të ndryshme. Sipas ekspertëve, kjo është një mundësi e mirë, por kërkon planifikim të kujdesshëm pasi ata po qëndrojnë më gjatë këtu

Rritet anemia në popullatën shqiptare. Mjekët: 50% e fëmijëve 0–6 vjeç me këtë gjendje

Mjekët vërejnë një shtim të anemisë edhe në popullatën shqiptare ku afro gjyma e fëmijëve deri 6 vjeç kanë mungesë hekuri në gjak. Sipas tyre, fenomeni po prek edhe vajzat e reja ndërsa kequshqyerja dhe virozat shihen si shkaqet kryesore.

Hamasi kthen përgjigje, do lirojë 10 pengje dhe do të dorëzojë trupat e 18 viktimave

Hamasi ka pranuar të lirojë 10 pengje te gjalle dhe të dorëzojë trupat e 18 viktimave izraelite në përgjigje të propozimit amerikan për armëpushimin në Gaza. Por grupi militant thotë se kjo duhet te çoje në arritjen e një armëpushimit të përhershëm

Hollywood vjen në Shqipëri. Gjigandët e filmit kërkojnë këtu sheshe xhirimi

Përfaqësues të kompanive më të njohura të filmit në Holluivud ndodhen në Shqipëri për të eksploruar destinacione të mundshme për sheshe xhirimi. Kjo shihet si një mundësi për promovimin e vendit dhe për zhvillimin e turizmit kulturor.

PSG apo Inter? Sot finalja e Champions. Mynihu pushtohet nga tifozët e shumtë

Luhet mbrëmjen e sotme në Mynih finalja e madhe e Champions Ligës me Interit dhe PSG-së. Italianët shpresojnë në një finale ndryshe nga ajo e dy viteve më parë ndërsa në kampin e francezëve kërkojnë të bëjnë historinë.

/tvklan.al