Lajme, #edicioniinformativ ora 23:00, 31 Maj 2025 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 31 maj 2025
PSG fiton për herë të parë Champions League, mundi 5 me 0 Interin në finale
PSG është kampionaia e re e Europës. Francezët mundën thelle me rezultatin 5 me 0 Interin në finalen e luajtur në Mynih dhe fitojnë për herë të parë trofeun e kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit për klube në Europë,Champions League .
Berisha: Një tjetër rezolutë denon farsën. Brukseli të kushtëzojë integrimin me zgjedhjet
Sali Berisha thotë se 108 parti të qendrës së djathtë kanë miratuar një rezolutë që dënon atë që ai e quan “farsa në zgjedhjet e 11 majit”. Berisha tha se rezoluta i kërkon BE-së të kushtëzojë integrimin me reformën në Kodin Zgjedhor.
Shqipëria zgjeron hartën e vizitorëve të huaj, ekspertët: Qëndrojnë më gjatë
Turizmi në Shqipëri duket se po përjeton një transformim të rëndësishëm pasi vizitorët po vijnë nga vende të ndryshme. Sipas ekspertëve, kjo është një mundësi e mirë, por kërkon planifikim të kujdesshëm pasi ata po qëndrojnë më gjatë këtu
Rritet anemia në popullatën shqiptare. Mjekët: 50% e fëmijëve 0–6 vjeç me këtë gjendje
Mjekët vërejnë një shtim të anemisë edhe në popullatën shqiptare ku afro gjyma e fëmijëve deri 6 vjeç kanë mungesë hekuri në gjak. Sipas tyre, fenomeni po prek edhe vajzat e reja ndërsa kequshqyerja dhe virozat shihen si shkaqet kryesore.
Hamasi kthen përgjigje, do lirojë 10 pengje dhe do të dorëzojë trupat e 18 viktimave
Hamasi ka pranuar të lirojë 10 pengje te gjalle dhe të dorëzojë trupat e 18 viktimave izraelite në përgjigje të propozimit amerikan për armëpushimin në Gaza. Por grupi militant thotë se kjo duhet te çoje në arritjen e një armëpushimit të përhershëm
Hollywood vjen në Shqipëri. Gjigandët e filmit kërkojnë këtu sheshe xhirimi
Përfaqësues të kompanive më të njohura të filmit në Holluivud ndodhen në Shqipëri për të eksploruar destinacione të mundshme për sheshe xhirimi. Kjo shihet si një mundësi për promovimin e vendit dhe për zhvillimin e turizmit kulturor.
/tvklan.al












Botërori 2026 