Spiker: Redi Prifti

Headline 4 Maj 2024

“Metamorfoza” në gjyq, SPAK përfundon hetimet. 7 të pandehur për vrasje, atentate dhe korrupsion

SPAK mbyll hetimet për dosjen “Metamorfoza” dhe dërgon në gjykatë 7 persona. Mes tyre, biznesmeni Pëllumb Gjoka akuzohet për vrasje dhe atentate ndërsa ish-prokurori Xhevahir Lita dhe ish-polici Ardit Hasanbegaj do gjykohen për korrupsion.

Me shpejtësi skëterrë, makina i merr jetën 50-vjeçarit. Publikohen pamjet e aksidentit

Publikohen pamjet e aksidentit të rëndë që ndodhi pasditen e djeshme në Durrës dhe ku humbi jetën një 50-vjeçar që lëvizte me biçikletë. Në pranga u vu sot drejtuesi i makinës, një 17-vjeçar që u largua nga vendi i ngjarjes.

Turistët e huaj “pushtojnë” Beratin. 800 mijë vizitorë në 3 muajt e parë të vitit

Berati është një prej qyteteve që po njeh një bum të vërtetë turistesh. Ne 3 muajt e pare te këtij viti pati 35% rritje, ndërsa mikpriti mbi 800 mijë vizitorë ne 2023. Kryebashkiaku, Ervin Demo thotë se çdo 2 muaj hapet një bujtinë për shkak të nevojës për struktura akomoduese.

Euro bie në nivelet minimale historike. Ekspertët: Fluks i lartë i valutës në vend

Dobësimi i Euros në raport me lekun vijoi edhe përgjatë gjithë javës që lamë pas. Ekspertët thonë se shkak është fluksi i lartë i monedhës europiane në vend dhe se ky trend duket se do te vijoje per nje kohe te gjatë.

Izraeli bën gati sulmin ndaj Rafahut. SHBA vijon përpjekjet për një armëpushim

Izraeli po përparon me planet përgatitore për sulmin tokësor në Rafah. Ndërsa diplomatët e huaj po bëjnë çdo përpjekje për të arritur një armëpushim, për të shmangur këtë sulm që nuk mbështetet as nga Shtetet e Bashkuara.

Guardiola: Anglia, favorite në Euro 2024. Ka bërë hapa përpara në turnetë e fundit

“Anglia është favorite për të fituar Europianin”. Ky është mendimi i trajnerit spanjoll të Mançester Sitit, Pep Guardiola, i cili i referohet ecurisë së kësaj përfaqësueseje në turnetë e fundit./tvklan.al