Lajme, #edicioniinformativ ora 23:30, 5 Nëntor 2026 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines

Progres-raporti, Rama: Shqipëria, në kilometrin e fundit të anëtarësimit. De Sousa: Keni ecur përpara

Në marrjen zyrtare të raportit të progresit të reformave, Kryeministri Edi Rama tha se vendi ynë ndodhet në kilometrin e fundit të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ambasadorja e BE-së theksoi se Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj përpara.

Berisha: Raporti i BE-së damkos Ramën. Vë gishtin në problemet madhore të autokracisë në Shqipëri

Por kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, thotë se raporti i progresit i Bashkimit Europian damkos kryeministrin Edi Rama. Kreu i opozitës thekson se dokumenti i Brukselit vë gishtin në problemet më madhore të autokracisë në Shqipëri.

Shpërthimi në Elbasan, shkon në dy numri i viktimave. Policia: Shkak, rrjedhja e gazit

Forcat e kërkimit gjetën të pajetë edhe trupin e 69-vjeçarit që rezultonte i zhdukur, duke e çuar në 2 viktima bilancin e shpërthimit të djeshëm në një apartament në Elbasan. Policia thotë se shkak u bë prania e madhe e gazit. Pallati i banueshëm do të shembet plotësisht.

SPAK, 3 shekuj burg për “Plumbin e Artë”. 15 të pandehur për 9 atentate e vrasje

SPAK i kërkoi Gjykatës së Posaçme të dënojë me afro 300 vjet burg 15 personat e akuzuar për disa vrasje dhe atentate si pjesë e dosjes “Plumbi i Artë”. Nuredin Dumani, Erion Alibej dhe Skerdi Tase përfitojnë ulje dënimi si bashkëpunëtorë të drejtësisë.

Republikanët kërkojnë përgjegjësit e humbjes në zgjedhje. Në shënjestër, sekretari i mbrojtjes

Disfata në zgjedhjet e mesit të mandatit po i nxit republikanët të gjejnë përgjegjësit dhe të kërkojnë një kurs të ri politik. Në shënjestër janë sekretari i mbrojtjes dhe ai i shtetit, ndërsa zv./Presidenti po shfaqet në krye të lëvizjeve për ndryshim.

Nesër, lista e Kombëtares. Pritet të rikthehet Laçi, Strakosha në dyshim. Në Bjellorusi, pa tifozë

Trajneri Rolando Maran publikon nesër listën e futbollistëve për sfidat me Finlandën dhe Bjellorusinë. Pritet rikthimi i Laçit, ndërsa për Strakoshën do të vendosin mjekët. Ndeshja kundër Bjellorusisë në transfertë do të luhet pa tifozë.

Ronaldo i jep lamtumirën Portugalisë: Nuk ishte e lehtë

Kristiano Ronaldo ka njoftuar se i ka dhënë fund aventurës së tij me kombëtaren e Portugalisë. 41-vjeçari e njoftoi vendimin përmes publikimit të një videoje emocionale në rrjetet e tij sociale. Ai luajti për 23 vite dhe vendosi disa rekorde.

/tvklan.al