Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 6 korrik 2025 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 6 Korrik 2025
Shuhet pas 6 ditësh zjarri në Elbasan. 5 vatra zjarri aktive nga veriu në jug
Pas 6 ditësh shuhet zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve në qytetin e Elbasanit. Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë Shqipërinë u identifikuan 24 vatra zjarri. Sipas autoriteteve mbeten ende aktive 5 prej tyre.
“Süddeutsche Zeitung”: BE e konsideron Ramën faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor
Gazeta e njohur gjermane “Zydojçe Cajtung” i kushton një reportazh të gjatë kryeministrit Edi Rama dhe fitores së mandatit të katërt qeverisës. Gazeta thekson se Rama shihet në BE si faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor.
Celibashi: Lëvizjet e votave të kandidatëve s’duken gabim njerëzor. Ndjekje penale për shkelësit
Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi paralajmëron analizë të ndryshimit të votave për kandidatët pas rinumërimit, për të cilat thotë se nuk duken si gabime njerëzore. Në një intervistë për TV Klan ai thotë se do të ketë masa administrative e ligjore për shkelësit.
Shqipëria në rrjetet sociale, influencuesit po sjellin më shumë turistë me më pak kosto
Nga telefonat e influencuesve, Shqipëria po bëhet gjithnjë e më e dukshme në sytë e botës. Kjo nuk është një rastësi, por edhe nxitje nga Agjencia Kombëtare e Turizmit që e sheh fushatën në rrjetet sociale një mundësi më të mirë dhe më të lirë.
“National Geographic” rekomandon Shqipërinë: Riviera, perfekte për një udhëtim me makinë
Revista prestigjioze “National Geographic” rekomandon Rivierën Shqiptare duke e konsideruar perfekte edhe për një udhëtim me makinë. Në një reportazh të gjatë të saj vlerësohet natyra, historia, kultura dhe kulinaria e kësaj zone.
Ndryshon pas 10 vitesh praktika e punës, për herë të parë do të paguhet
Të rinjtë që do të kryejnë praktikën mësimore në administratën shqiptare do të paguhen. Për herë të parë është futur kompensimi financiar prej 33 mijë lekësh ndërsa një e treta e tyre do të punësohen.
Thellohet bilanci, 67 viktima nga përmbytjet në Teksas. 11 fëmijë të zhdukur
Shkon në 67 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në mesin të cilëve janë 21 fëmijë. Autoritetet janë ende në kërkim të 11 fëmijëve të zhdukur, që ishin pjesë e një kampi veror pranë zonës ku ndodhi tragjedia.
/tvklan.al












Botërori 2026 