Lajme, #edicioniinformativ ora 25:25, 7 korrik 2025 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 7 Korrik 2025

Rama në Vlorë: Kioskezimi i trotuareve i papranueshëm

Kryeministri Rama u rikthye në Vlorë ku apeloi për një ndryshim urgjent të situatës së zaptimit të hapësirave publike. Rama premtoi zgjidhje të çështjes së furnizimit me ujë parkimit të automjeteve dhe administrimin e mbetjeve urbane.

Berisha: Ka prova se 11 maji ishte farsë. Rama përdori edhe “Giro d’Italia”

Ndërsa kreu i opozitës Sali Berisha bëri sot denoncime të reja që sipas tij tregojnë manipulimin e zgjedhjeve të 11 majit. Ai tha se në funksion të zgjedhjeve u përdor edhe “Giro d’Italia”, por SPAK nuk po heton shkeljet e vërteta.

1253 familjeve do t’u rikonstruktohet banesa. Zbardhen kriteret për përfitim

1 miliard lekë është vënë në dispozicion të pushtetit vendor për rikonstruksionin e banesave të qytetarëve në pamundësi ekonomike dhe që jetojnë në kushte të vështira. Në Ministrinë e Ekonomisë thonë se do të përfitojnë mbi 1200 familje.

Rrugët e Tiranës, në mëshirë të fatit. Mbulohen nga pisllëku, s’pastrohen rregullisht

Pastrimi i rrugëve të Tiranës përtej qendrës duket se është lënë në mëshirë të fatit. Nga një vëzhgim i bërë, shihet se akse të rëndësishme nuk pastrohen rregullisht ndërsa qytetarët shprehen se kjo është një situatë e vazhdueshme.

Rëndohet bilanci: 95 viktima nga përmbytjet në Teksas, 41 persona të zhdukur

Katastrofa natyrore në Teksas po merr përmasa akoma me te mëdha pasi numri i viktimave nga përmbytjet ka arritur në 95. 41 persona rezultojnë ende të zhdukur ndërsa shumë nga viktimat janë fëmijë.

/tvklan.al