Lajme, #edicioniinformativ ora 23:20 data 7 Qershor 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Shqipëria gati për Euro 2024. Kuqezinjtë fitore me 3 gola ndaj Azerbajxhanit, Sylvinho: Tani strategjia me Italinë

I mbështjellë me qese, gjendet në përroin e Gjipese trupi i recepsionistit të vrarë në Dhërmi. 2 persona në pranga

Gjendet trupi i pajete i recepsionistit te vrare ne nje hotel ne Dhermi nje dite me pare. Ai ishte mbeshtjellë me qese dhe ishte hedhur ne perroin e Gjipese. Policia arreston dy punonjes te hotelit pasi ndihmuan autorin.

Goditet rrjeti i trafikanteve të emigrantëve, lëshohen 31 urdhër-arreste. Pjesë e grupit, një punonjës policie

Policia goditi nje rrjet te gjere te trafikut te klandestineve nga Shqiperia drejt vendeve te Bashkimit Europian. 35 persona u arrestuan ne Spanje, ndersa ne Shqiperi u leshuan 31 urdher arreste. Pjese e rrjetit eshte edhe nje punonjes policie.

Kompanite e armëve, 10 vjet pa taksa në Shqipëri. Duhet të investojnë të paktën 25 milionë euro

Kompanite qe do te fitojne te drejten per te prodhuar arme ne Shqiperi do te perjashtohen 10 vjet nga taksat. Por ne projektligjin e hedhur per konsultim sansionohet qe ato duhet te investojne te pakten 25 milione euro.

Shtetësia, hiqet testi i gjuhës për shqiptarët e Kosovës, Malit të Zi e Maqedonisë së Veriut

Shqiptarët e Kosoves, të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi nuk do ta kene me me detyrim provimin e gjuhës shqipe për të marrë shtetësinë shqiptare. Ndersa me procedure te vecante pasaportat do te jepen per ata persona qe vendi yne ka interes në fusha te ndryshme.

Zgjedhjet në Europë, zhgënjejnë euroskeptikët në Holandë. Exit Poll-et u japin fitoren Liberalëve

Nacionalistet eurospektipe pritet te pesojne humbje ne zgjedhjet per parlamentin europian, pasi sondazhet u japin fitoren liberaleve. Megjithate radikalet e djathte mund t’i forcojne pozitat e tyre ne parlamentin e ri europian.

/tvklan.al