Lajme, #edicioniinformativ ora 00:40, 7 qershor 2026 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Reis Çiço
Protestë në Tiranë dhe Zvërnec në mbrojtje të natyrës: Të anulohet projekti turistik
Ka nisur në Tiranë protesta e shtatë kundër projektit të Zvërnecit. Edhe banorë të Zvërnecit dhe qytetarë të tjerë u mblodhën sot në bregdetin e kësaj zone, duke kërkuar anulimin e investimit, pasi sipas tyre dëmton natyrën dhe biodiversitetin.
Zvërneci, Rama replikon me CNN: Spekulime, s’ka projekt e leje ndërtimi. Berisha: Biznesmenët në kurth
Kryeministri Rama replikoi në distancë me CNN dhe disa media të huaja, duke i cilësuar si spekulime dhe dezinformim pretendimet se ekziston projekt apo leje ndërtimi për resortin në Zvërnec. Ndërkohë, Berisha e akuzon se u ka ngritur kurth investitorëve për shkak të problemeve të pronësisë në këtë zonë.
UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës dhe zonën përreth “Rezervë Biosfere”
Liqeni i Shkodrës është shpallur Rezervë Biosfere e UNESCO-s, një vlerësim ndërkombëtar për një nga pasuritë më të mëdha natyrore të Shqipërisë. Ky klasifikim do të thotë se zona e përcaktuar shërben si laborator për zhvillimin e qëndrueshëm.
Riviera Shqiptare në ekranet britanike, “TOWIE” instalohet në Drimadhë
“TOWIE”, një nga programet më të ndjekura në Britaninë e Madhe, i realizuar nga një prej prodhuesve më të mëdhenj të reality show-ve në Europë, ka zgjedhur këtë vit Rivierën Shqiptare për sezonin e ri. Ekipet e rrjetit të njohur janë instaluar në Drimadhë.
Kosova të dielën sërish në zgjedhje: Në garë 17 parti dhe 3 koalicione
Kosova do të mbajë të dielën zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që erdhën pas dështimit të Kuvendit për të zgjedhur presidentin e ri të vendit. Në garë janë 17 parti politike dhe 3 koalicione. Partitë mbyllin sot fushatën.
Jorgesa Beqiri dhe Evisa Pacolli fituese të “Miss Universe Albania & Kosova 2026”, spektakli magjik në TV Klan
Jorgesa Beqiri dhe Evisa Pacolli u kurorëzuan si “Miss Universe Albania” dhe “Miss Universe Kosova 2026”. Për herë të parë u dha edhe çmimi “Miss Universe Mali i Zi”. Spektakli magjik u transmetua live në TV Klan, ku nuk munguan surprizat dhe emocionet e garës për më të bukurën e trojeve shqiptare.
/tvklan.al












Botërori 2026 