Lajme, #edicioniinformativ ora 15:30, 8 Nëntor 2026 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Greta Duka

Headlines

KiE, gati për monitorimin e zgjedhjeve vendore: Të merren parasysh sugjerimet për reformën territoriale

Këshilli i Europës pret një ftesë nga qeveria për të monitoruar zgjedhjet vendore në Shqipëri. Për Klan News, raporterët e KiE-së kërkojnë zbatimin e rekomandimeve mbi reformën territoriale, ndërsa theksojnë se konsultimi për të ishte i pamjaftueshëm.

Berisha: Kandidatë të përbashkët për vendoret, të bashkohemi për të shpëtuar Shqipërinë

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, thotë se të gjitha forcat që janë në opozitë me qeverinë duhet të bashkohen për të dalë me kandidatë të përbashkët për zgjedhjet vendore. Ai thekson se ata që kërkojnë largimin e tij në protestë nuk janë studentë.

Ndryshojnë rregullat e punësimeve në administratë, Pirdeni: Drejtorët në vlerësim 360 gradë

Reforma “Shkalla e Meritës” do të vendosë rregulla të reja për punësimet në administratën publike. Për TV Klan, ministrja Adea Pirdeni thotë se të gjithë drejtorët do të përfshihen në një vlerësim 360 gradë, ndërsa synohet edhe një hapje ndaj sektorit privat.

BB: 1 në 5 punonjës të ekspozuar nga “IA”, ekspertët: Disa profesione kanë përfitime prej saj

Banka Botërore bën të ditur se, në çdo pesë punonjës në Europë, përfshirë edhe Shqipërinë, njëri prej tyre është i ekspozuar ndjeshëm ndaj inteligjencës artificiale. Por ekspertët thonë se disa profesione kanë nisur të kenë përfitime nga përdorimi i saj.

Masakra në Poloni, autori vrau edhe familjen: Ishte i ndikuar nga ideologjia e ekstremit të djathtë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga masakra e djeshme me nëntë viktima në Krakov të Polonisë. Autori, një 25-vjeçar, vrau edhe prindërit dhe motrën e tij, ndërsa, sipas autoriteteve, ai ishte i ndikuar nga ideologjia e ekstremit të djathtë.

Kombëtarja nis nesër grumbullimin, stërvitja e parë e hapur për tifozët

Kombëtarja shqiptare do të nisë nesër grumbullimin për ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë do të zhvillojnë stërvitjen e parë të hënën, e cila do të jetë e hapur për tifozët. Sfidat do të transmetohen pa asnjë pagesë në TV Klan.

/tvklan.al