Lajme, #edicioniinformativ ora 23:40, 8 Prill 2025 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 8 Prill 2025

Kallas: Anëtarësimi në BE në 2030, objektiv realist Rama: Me fitoren e 11 majit çojmë përpara integrimin

Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, deklaroi sot në Tiranë se anëtarësimi i Shqipërisë në BE në vitin 2030 është ambicioz dhe realist. Kryeministri Rama thotë se me fitoren e 11 majit, mazhoranca çon përpara integrimin

Berisha: Kallas u distancua nga ambiciet e Edi Ramës.Këshilli i Europës i anuloi kryeministrit darkën zyrtare

Por kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, sheh në deklaratat e përfaqësueses së lartë të BE-së distancim nga ambiciet e kryeministrit Rama. Ai tha gjithashtu se Këshilli i Europës i anuloi kreut të qeverisë edhe një darkë zyrtare

Nënshkruhet marrëveshja BEI – Shqipëri për hekurudhën Durrës – Rrogozhinë. Së shpejti, edhe Hekurudha e Kombit

Shqipëria dhe Banka Europiane e Investimeve nënshkruan sot marrëveshjen për hekurudhën Durrës – Rrogozhinë. Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku thotë se së shpejti do të prezantohet edhe projekti për Hekurudhën e Kombit, nga Shkodra në Gjakovë

Zbardhet vendimi që la Veliajn në burg: Rrezik për të prishur provat dhe të largohet

Zbardhen argumentet mbi bazën e të cilave Gjykata e Apelit të Posaçëm la në qeli kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në vendim thuhet se Veliaj, për shkak të pushtetit që ka, përbën rrezik për të prishur provat si dhe të largohet jashtë vendit.

Konfliktet në komunitet po zbehin fqinjësinë e mirë. Në 3 muaj 5500 raste, nga çështjet banale te pronësia

Mbi 5500 konflikte në komunitet janë regjistruar vetëm në 3 muajt e parë të këtij viti në polici. Drejtuesit e policisë thonë se shkaqet janë nga më banalet, që nisin nga sherret për parkimin e automjeteve deri te çështjet e pronësisë

Shqipëria dhe Italia, marrëveshje për Pashalimanin. Do të ndërtohen anije për flotën detare dhe eksport

Shqipëria dhe Italia nënshkruan sot në Durrës një marrëveshje bashkëpunimi për rijetësimin e Pashalimanit. Baza ushtarake do të shërbejë për ndërtimin e anijeve luftarake dhe civile për flotën detare shqiptare dhe qëllime eksporti

/tvklan.al