Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 8 Shkurt 2026 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines
Pezullimi i Ballukut, Rama: “Një budallallëk botëror. Kushtetuesja s’gjeti forcë, do të vazhdojmë betejën.”
Në reagimin e parë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për çështjen “Balluku”, kryeministri Rama tha se ky institucion nuk gjeti dot forcën për të mos lejuar një budallallëk botëror dhe marrjen peng të qeverisë. Rama deklaroi se beteja për këtë çështje do të vijojë.
Berisha: Rama nuk do ta zbatojë vendimin e Kushtetueses. Ka frikë nga pezullimi i tij.
Kreu i opozitës, Sali Berisha, thotë se Edi Rama shpalli sot qëndrimin e tij për të mos e njohur vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Sipas Berishës, Rama ka frikë nga pezullimi i tij, ndaj ftoi qytetarët të protestojnë masivisht më 10 shkurt.
KiE: Paraburgimi në Shqipëri, pesë herë më i lartë se në BE. Duhen alternativa.
Numri i lartë i të paraburgosurve në Shqipëri shihet me shqetësim nga Këshilli i Europës. Xhanluka Espozito, drejtor për të drejtat e njeriut në këtë organizatë, thotë se Shqipëria ka pesë herë më shumë të paraburgosur sesa vendet e Bashkimit Europian.
Nis nesër faza finale e gjyqit të krerëve të UÇK-së në Hagë. Veteranët: Besojmë te pafajësia.Hyn në fazën finale gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Prej së hënës, mbrojtja e të akuzuarve dhe prokuroria do të bëjnë parashtrimet e fundit. Veteranët e UÇK-së thonë se besojnë në pafajësinë e tyre dhe se ata do të kthehen të lirë në Kosovë.
Dosja “Epstein”, valë dorëheqjesh në Europë.
Largohet shefi i kabinetit qeveritar të Starmer.Dosja “Epstein” vijon të shkaktojë pasoja në Europë. Për shkak të lidhjeve me bankierin famëkeq, në Britani shefi i kabinetit qeveritar u tërhoq nga detyra, ndërsa në Francë ish-ministri i Kulturës njoftoi dorëheqjen.
Çekia, “pro” ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët. Babiš: Tmerrësisht të dëmshme.
“Klan Explorer” në Theth, magjia e Alpeve shqiptare.
Udhëtim në natyrë dhe histori.I fshehur mes Alpeve, ndodhet Thethi, një prej destinacioneve natyrore më të bukura në veri të vendit. “Klan Explorer” është ndalur këtë të diel në fshatin që ruan historinë dhe trashëgiminë kulturore me kullat e tij tradicionale.
/tvklan.al












Botërori 2026 