Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 8 Tetor 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Drini Zeqo

Headlines 8 Tetor 2024

Rama, kritika kryetarëve të bashkive për reagimin ndaj emergjencave civile dhe për ndihmen sociale

Kryeministri Edi Rama kritikon kryetarët e bashkive mbi reagimin ne rastet e emergjencave civile, siç ishin permbytjet ne Vlore dhe për mos-shfrytëzimin e fondeve qe kane ne dispozicion per ndihmen sociale.

Protesta, policia çon në SPAK Bardhin e Nokën. 1 në pranga, 9 në kërkim. Berisha: Ngujime e greva

Policia kallëzon ne SPAK deputetët Gazmend Bardhi e Flamur Noka si përgjegjës per aktet e dhunes ne protesten e mbremjes se shkuar ne Tirane. 1 protestues u arrestua, ndersa 9 te tjere u shpallen ne kerkim. Berisha paralajmëron ngujime dhe greva.

Raporti i BE: Në Tiranë mund të gjesh lehtësisht një punë të mirë. Ekspertët: Gjendet 1/3 e bizneseve

Shumica e qytetareve te Tiranes besojne se ne kryeqytet mund te gjesh lehtësisht pune. Te dhenat jane nga nje raporti i Bashkimit Europian. Ekspertet shpjegojne se kjo vjen per shkak se ne Tirane eshte perqendruar 1/3 e bizneseve.

Dy vëllezër shqiptarë vrasin kusheririn në Greqi: Jemi abuzuar seksualisht prej tij

Nje 28 -vjeçar shqiptar, emigrant ne Greqi, u masakrua mbreme me thike nga dy kusherinj te tij, ne Athine. Autoret, te moshes 17 dhe 19 vjec thane se e kryen vrasjen per shkak ishin abuzuar prej tij seksualisht disa vite me pare.

Rritet përdorimi i kanabisit e kokainës tek të rinjtë. Mjekët: Duhet qendër trajtimi

Mjekët japin alarmin për uljen e moshës së përdorimit të kanabisit dhe kokainës tek të rinjtë shqiptare dhe kerkojne ngritjen e nje qendre multidimensionale për trajtimin e personave të varur nga lëndët narkotike.

Parlajmerimi i shefit të CIA: Lindja e mesme rrezikon të rrëshqase në një spirale konflikti

Lindja e Mesme rrezikon të rrëshqasë në një luftë të madhe. Shefi i CIA-s Uilliam Bërns, i cili thotë se pavarësisht se Izraeli po i bën mirë llogaritë per te sulmuar Iranin, “gjykimet e gabuara” mund të shkaktojnë një spirale konflikti.

Kombetarja, e plotë për dy sfidat e radhës. Sylvinho fton në ekip “modriçin” e shpresave

Ekipi kombetar do te jete i plote per te luajtur dy ndeshjet e Liges se Kombeve kunder Cekise e Gjeorgjise ne tetor. Trajneri Sylvinho therret ne ekip edhe mesfushorin Fetai, i cili konsiderohet si “Luka Modriç” i ekipit te shpresave.

/tvklan.al