Lajme, #edicioniinformativ ora 23:10 data 9 Qershor 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Headines 9 Qershor 2024

Fitore e së djathtës ekstreme në Europë. Macron shpërndan Parlamentin dhe shpall zgjedhjet

E djathta ekstreme në Gjermani, Francë e Austri, shënoi një fitore të madhe në zgjedhjet europiane, duke mundur partitë në pushtet. Pas disfatës së rëndë, Presidenti francez Emanuel Makron shpërndau Parlamentin dhe shpalli zgjedhjet e reja.

Fredi Beleri do të jetë deputet i Parlamentit Europian. Renditet i treti në listën e Mitsotakis

Kandidati i zgjedhur i Bashkisë Himarë, Fredi Beleri, i cili gjendet në burg për korrupsion zgjedhor, do të jetë deputet në Parlamentin Europian. Ai renditet i treti në listën e Partisë Demokracia e Re e kryeministrit grek Qiriakos Mitsotaqis

Kombëtarja vendoset në bazën e saj. Duka: Mbërritëm të parët, shpresoj të na sjellë fat

Kur na ndajnë vetëm 5 ditë nga nisja e Kampionatit Europian, një ekskluzivitet i TV Klan, kombëtarja është akomoduar në bazën e saj stërvitore. Presidenti i Federatës, Duka tha shpresonte t’u sillte fat mbërritja të parët në Gjermani.

Ramadani: E dimë si luan Italia. Kur na nënvlersojnë, motivohemi më shumë

Kuqezinjtë janë fokusuar tashmë tek sfida me Italinë. Mesfushori Ylber Ramadani thotë se e njohin mirë lojën e kundërshtarit. Sipas tij, fakti se Shqipëria konsiderohet si jo favorite në këtë grup, i motivon edhe më shumë.

Vrasja në Dhërmi, burg pa afat për 2 të ndaluarit: Na kërcenoi pronari

Do të qëndrojnë në qeli dy punonjësit e hotelit të Dhërmiut, të arrestuar pas vrasjes së recepsionistit 31-vjeçar. Para gjykatës ata shprehën pendesë, por thanë se u kërcënuan nga autori i vrasjes që ta ndihmonin për të fshehur trupin.

Të rinjtë e Beratit dhe Korçës duan të bëhen ushtarë. Plotësohet vetëm gjysma e kuotave

Numri më i madh i aplikimeve për rekrutë të rinj në Forcat e Armatosura vjen nga qarqet e Beratit dhe Korçës. Edhe pse ka një sërë përfitimesh dhe lehtësirash për aplikantët, vetëm gjysma e kuotave të lira plotësohet në një vit.


/tvklan.al