Lajme, #edicioniinformativ ora 23:25 data 5 Shtator 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 5 Shtator 2024

Jep dorëheqjen Muhamet Rrumbullaku, një ditë para hapjes së garës së drejtorit të përgjithshëm të policisë

Jep dorëheqjen nga posti i drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Muhamet Rrumbullaku. Ajo vjen nje dite para mbledhjes se thirrur nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha me drejtuesit e policise se qarqeve dhe pas hyrjes ne fuqi te udhëzimit per për zgjedhjet e kreut te ri te policisë së shtetit.

Akset kryesore rrugore do të monitorohen 24 orë me kamera për trafikun dhe sigurinë

Akset kryesore rrugore ne mbare vendin do te monitorohen 24 ore me ane te kamerave. Vëzhgimi i tyre nga Qendra Kombëtare e Monitorimit do t’i shërbejë jo vetëm lehtësimit të trafikut, por edhe sigurisë në rrugë.

BSH: Turizmi kontribuesi kryesor në ekonomi. Forcimi i lekut, ndikim në uljen e inflacionit

Turizmi është kthyer në një nga kontributorët më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare. Guvernatori Gent Sejko thotë se ky sektor ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në ecurinë pozitive të ekonomisë ne 6 muajt e fundit.

Krimi në familje në Shënavlash, arrestohet edhe miku i 30-vjeçarit që vrau babanë për paratë

Policia e Durrësit arrestoi një 25-vjeçar nën akuzën se ndihmoi Esmerald Ballën ne transportimin dhe fshehjen e trupit te babait te tij, të cilin e vrau për shkak të një konflikti për një shumë parash.

Optimizëm në radhët e Kombëtares. Lojtarët besojne në rezultat pozitiv ndaj Ukrainës

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit është zhvendosur në Pragë aty ku do të nisë sfidën për edicionin e ri të Ligës së kombeve. Futbollistët janë besimplotë se ndaj Ukrainës do të marrin rezultat pozitiv. Ndeshja e së shtunës vjen LIVE në Tv Klan.

/tvklan.al