Kjo puthje me bashkëshorten do të mbetet kujtimi më i bukur i Sebastian Beccacece në Kupën e Botës 2026. Eliminimi nga kompeticioni ka sjellë edhe ndarjen e teknikut argjentinas me Ekuadorin, që nuk shkoi më shumë se surpriza, fitorja ndaj Gjermanisë në fazën e grupeve. Pas eliminimit përballë Meksikës, trajneri 45-vjeçar ka konfirmuar largimin nga stoli i kombëtares amerikano-jugore.

“Kjo është një ditë e trishtueshme dhe e dhimbshme për popullin e Ekuadorit. E vërteta është se ky grup lojtarësh kishte frymëzuar shumë shpresë dhe pritje për shkak të asaj që kanë arritur gjatë gjithë kohës që kemi qenë së bashku. Nuk ishim në gjendje të arrinim suksesin që premtuam, që ishte të kishim Kupën e Botës më të mirë të Ekuadorit ndonjëherë. Duke pasur parasysh përgjegjësinë që mbaj, kontrata ime ishte caktuar të mbaronte sapo të përfundonte Kupa e Botës. Ajo tani ka mbaruar për Ekuadorin, dhe meqenëse nuk e përmbushëm atë që premtuam, nuk do të vazhdojmë”.

Sebastian Beccacece e drejtoi kombëtaren ekuadoriane për dy vite, teksa në 24 ndeshje në stol arriti ta kualifikojë në Kupën e Botës.

Klan News

/tvklan.al