Suksesi i Laura Fazliu i çoi në 5 numrin total të medaljeve të fituara nga Kosova në 3 përfaqësimet e deritanishme në Lojërat Olimpike, të gjitha në disiplinën e xhudos.

24-vjeçarja mundi në duelin për bronz të peshës deri në 63 kilogramë kroaten, Katarina Kristo. Fazliu tha pas garës se ishte një medalje që i kushtohej të gjithë shqiptarëve.

Laura Fazliu: Jam shumë e lumtur që gjithë ky mund u shpërblye me medalje olimpike. Medaljen ia dedikoj të gjithë shqiptarëve, familjes, klubit.

Në Lojërat Olimpike 2024, më herët për Kosovën arriti sukses edhe Distria Krasniqi po në xhudo, duke marrë medalje të argjentë në peshën deri 52 kilogramë.

Xhudistja e radhës që do të zbresë në tatami për Kosovën të enjten është Loriana Kuka në peshën deri 78 kilogramë.

Tv Klan