Lautaro Martinez ishte një nga protagonistët e fitores 7-0 të Argjentinës ndaj Burkina Fasos në miqësoren e zhvilluar në “Monumental” të Buenos Aires.
Sulmuesi i Interit shënoi golin e avantazhit në minutën e 4-t, pasi ekzekutoi penalltinë dhe më pas ndoqi topin e kthyer nga portieri. Lautaro dha gjithashtu asistin për golin e Gianluca Prestiannit dhe u zëvendësua në pjesën e dytë.
Pas golit të shënuar ndaj Burkina Fasos, ai arriti në 42 gola me Argjentinën dhe barazoi Sergio Agueron në vendin e tretë të golashënuesve të kombëtares.
Objektivi i radhës për kapitenin e Interit është Gabriel Batistuta, i cili ka shënuar 54 gola me Argjentinën. Lionel Messi kryeson këtë renditje me 125 gola, një shifër shumë më e lartë se ajo e Lautaros.
Argjentina e Lionel Scalonit shënoi shtatë gola në një ndeshje të dominuar nga fillimi deri në fund. Pas Burkina Fasos, Argjentina do të përballet me Beninin në natën mes 6 dhe 7 tetorit, në ndeshjen që do të shënojë edhe lamtumirën e Lionel Messit nga kombëtarja.
/tvklan.al












Botërori 2026 
