Lazio vazhdon me formën e shkëlqyer dhe pa humbje në Serinë A. Skuadra kryeqytetase, triumfoi 3-1 ndaj Monzës, duke marrë suksesin e pestë në gjashtë ndeshjet e para.

Skuadra e Gattusos e nisi ndeshjen e sulm dhe gjeti avantazhin që në minutën e tretë me Tavares. Isaksen dyfishoi shifrat në minutën e 23-të, ndërsa miqtë mbetën me 10 lojtarë në minutën e 35-të, pas kartonit të kuq të Lucchesi.

Monza ngushtoi diferencat në startin e pjesës së dytë, me golin e Goglichidze, ndërsa Pinamonti vulosi fitoren 3-1 të Lazios në fund.

Me këtë sukses, Lazio i bashkohet Interit në krye me 16 pikë, ndërsa Monza mban vendin e 16-të me katër pikë.

Në sfidën tjetër, Bologna regjistroi fitoren e parë sezonale, pasi mposhti Leccen me rezultatin 2-1 në transfertë.

Orsolini zhbllokoi takimin në minutën e 17-të, ndërsa Lecce barazoi me Fatah në minutën e 64-t. Golin e fitores për Bolognan e shënoi Enem në minutën e 75-të.

/tvklan.al