Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur rikonfirmimin e Lumir Abdixhikut në krye të LDK-së, duke e cilësuar atë si një zhvillim që mundëson vazhdimin e takimeve ndërmjet partive për çështjen e zgjedhjes së presidentit të vendit.
Ajo tha se mbledhja e LDK-së ka qartësuar situatën brenda partisë, gjë që sipas saj i hap rrugë rifillimit të dialogut politik.
Nënkryetarja e LDK-së Jehona Lushaku-Sadriu ka deklaruar se LDK-ja do që parimet e veta t’i imponojë në çdo marrëveshje që arrin.
E Vlora Çitaku, nga Partia Demokratike deklaroi se do të mbeten në opozitë, duke përjashtuar mundësinë e bashkëqeverisjes me Lëvizjen Vetëvendosje.
Nga AAK-ja ka thënë se s’duan të jenë pjesë e Qeverisë dhe as të marrin kurrfarë pozite.
Më 6 gusht është thirrur seanca konstituive, deri atëherë mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë marrëveshje koalicioni ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK-së.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 