Lefter Koka ka lënë përkohësisht qelinë e burgut.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve miratoi kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit për t’u larguar nga qelia për 8 orë, për shkak se nëna e tij është sëmurë
Koka është shoqëruar nga forca të shumta policie dhe do të kthehet sërish në qelinë e burgut në orën 17:00 të pasdites së sotme.
Ish-ministri i Mjedisit mbahet në qeli që prej dhjetorit të vitit 2021, për çështjen e inceneratorëve.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
